Kosova de fakto është njohur nga 50 shtete
Kryeministri, Hashim Thaçi deklaroi se njohja e pasaportave të Kosovës është sinjal se do të rritet edhe numri i vendeve që do ta njohin pavarësinë.
Ai theksoi se de fakto pavarësinë e shtetit të Kosovës e kanë njohur 50 shtete.
“Përderisa pasaportat e Republikës së Kosovës janë njohur edhe nga tre shtete të rajonit, atëherë pavarësinë dhe sovranitetin de fakto e kanë njohur 50 shtete”, ka thënë Thaçi, duke i’u referuar Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Kryeministri kosovar edhe sot përsëriti se integritetit territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe nuk do të ketë ndarje të vendit në vija etnike.
Komenti i kreut të Qeverisë kosovare erdhi si kundërpërgjigje ndaj raportit të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, i cili parashikon rrezikun e ndryshimit të kufijve në baza etnike në Kosovë. (INA)