E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet

Fier- Policia e Fierit ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.

Sipas policisë, një i ri, me iniciale E.K, banues në Fier ka përfunduar në spital, pasi u godit me thikë nga 22-vjeçari, M.D.

Sipas mjekëve, i dëmtuari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka arritur të zbulojë autorin, pak kohë pas ngjarjes. Mësohet se ai pasi plagosi bashkëmoshatarin, doli në rrugë dhe theu me mjete të forta xhamin e një makine tip furgon me targa FR 3017 B.

Sipas policisë, autori është me probleme mendore, ndërkohë që ngjarja është klasifikuar si plagosje e lehtë me dashje dhe shkatërrim i pronës së tjetrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›