E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon te kusherinjte vret veten i riu

Nje i ri nga Tirana vrau veten pasi shkoi te kusherinjte e tij ne fshatin Verdove Pogradec. Ferit Kellezi 21 vjec nga Tirana prej dy ditesh kishte lene shtepine e tij per disa dite pushimesh tek daja ne nje fshat te Pogradecit. Policia ben te ditur se i vetevrari ka kryer aktin veteflijues me nje pistolete te cilen e posedonte por pa sqaruar per rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Kellezi mesohet te kete gjetur nje moment kur ne banese nuk kane qene te afermit te cileve u ka shkuar mysafir teksa ka qelluar mbi veten. Megjithese i riu eshte transportuar me urgjence drejt spitalit te Pogradecit nuk ka mundur te mbijetoje. Mjeket kane konstatuar vdekjen e viktimes. Policia eshte duke hetuar per ngjarjen ndersa aktet e vetevrasjeve ne rajonin e Korces jane te shumta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›