E Shtunë, 31 Tetor 2026

Count-down i nje momenti historik

Nga Xhon Uidhers II

Ne pothuaj pese jave, ne do te arrijme nje moment historik. Aleanca me e madhe politike dhe e sigurise e koheve moderne do te mireprese Shqiperine si anetare me te drejta te plota. Ky do te jete nje nga ato momentet ne te cilat historia shlyen vetveten. Per nje kohe shume te gjate vendet e Evropes Qendrore e Lindore, u izoluan nga trashegimia e tyre e vertete, anetaresimi ne komunitetin Euro-Atlantik.

Por ne kete dite, vetem pak jave me vone, te gjitha perpjekjet, te gjitha sakrificat, e gjithe vendosmeria e popullit shqiptare, do te shperblehet dhe ata do te bashkohen me ne dhe aleatet tane me te ngushte, ne aleancen me te madhe te historise sone.

Karta e Adriatikut ka qene nje perberes kyc, ne suksesin qe jemi duke arritur. Pergjate gjashte viteve te fundit, Shtetet e Bashkuara kane qene krenare te jene pjese e Karte se Adriatikut. Megjithese Ballkani ka qene portretizuar si nje rajon konflikti dhe armiqesie, Karta e Adriatikut ka qene nje model i pashoq bashkepunimi.

Themeluar ne vitin 2003 per te pershpejtuar aspiratat integruese te Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise, Karta ka treguar qe kur shtetet bashkohen ne nje kauze te perbashket, ky bashkim prodhon nje efekt shumefishues, mbi perpjekjet e tyre dhe ne perparimin e reformave. Te mirat e fituara nga ky bashkepunim mund te shihen sot, te misheruara ne ftesen per anetaresim ne NATO, e marre ne Samitin e NATO-s ne Bukuresht ne Prill te 2008.

Ne e pergezojme Shqiperine, Kroacine, dhe Maqedonine per arritjet e shenuara. Dhe perseris, ne shohim perpara drejt pjesemarrjes suaj ne nje nder aleancat strategjike me te suksesshme ne bote.

Ne presim plotesisht qe Maqedonia, do te zere vendin e saj si anetare e NATO me perfundimin e negociatave me Greqine dhe ne e presim me deshire, mberritjen e kesaj dite.

Ne duhet te kujtojme megjithate, qe NATO eshte shume me teper se thjesht nje aleance kunder kercenimeve ushtarake. NATO eshte shtepia e vlerave te perbashketa politike dhe demokratike, respektit per te drejtat e njeriut dhe te sundimit te ligjit. Keto vlera perkufizojne NATO-n, po aq sa dhe siguria e perbashket kundrejt kercenimeve te jashtme ushtarake. Anetaresimi ne NATO do te shenoje nje faqe te re ne historine e Ballkanit, por puna per Shqiperine, Kroacine dhe Maqedonine, nuk ka perfunduar.

Anetaresimi ne NATO eshte fillimi. Eshte nje hap drejt arritjes se nje pragu te pakthyeshem perparimi demokratik qe te gjithe e kerkojme ne bote. Ne presim qe Shqiperia dhe Kroacia te vazhdojne te rritin ritmin e reformave te tyre demokratike, ekonomike dhe ushtarake, ne menyre qe te mund te japin kontributin me efektiv te mundshem per kete aleance historike.

Dhe tani ne kthejme dhe nje faqe te re ne historine e vete Kartes. Me zgjerimin e Kartes per te perfshire Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinen ne nentor 2008, anetaret e vjeter te Kartes jane kthyer nga vende aspirante, ne udherrefyese. Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia, mund te ndajne tani eksperiencen e tyre me aspirantet e rinj te NATO-s dhe t'i ndihmojne ata, te arrijne te njejtat qellime. Dhe ndersa familja e NATO zgjerohet, Ballkani dhe ne fakt gjithe Evropa do te behet me e qendrueshme, me e sigurt dhe e begate.

Dhe ne te njejten kohe, besoj se anetaret e vjeter te aleances mund te mesojne shume gjera, nga anetaret e rinj te Kartes. Konferenca te tilla jane nje mundesi shume e mire per te shkembyer ide, eksperienca dhe per te mesuar nga njeri-tjetri. Kjo konference eshte nje fillim i madh simbolik, drejt asaj qe shpresojme se do te jete nje konsultim i ngushte dhe i vazhdueshem ndermjet anetareve te Kartes, te vjeter dhe te rinj.

* Fjala e ambasadorit te SHB. Xhon L. Uidhers II


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›