E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova drejt kapercimit te gjendjes pezull

Nga Fabian Schmid*

Fakti qe dorezimi i mbikqyrjes nderkombetare ne Kosove per shkak te vetos ruse deshtoi, nuk luan ndonje rol te vecante per te ardhmen ne Kosove. Sepse me vendimin e vazhdimit te qendrimit te UNMIK-ut ne vend Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon, ja ka dale me nje goditje te zgjidhe dy probleme.

Se pari: Plani i ndermjetesuesit nderkombetar, Marti Ahtisari, mund te vihet ne jete, dhe Kosova tanime mund te filloje te zhvillohet si shtet sovran.

Se dyti: Rezoluta e OKB-se 1244 do te vazhdoje te qendroje ne fuqi, si ombrelle e se drejtes nderkombatre, dhe keshtu Rusia do ta kete me te veshtire te minoje zhvillimin e Kosoves, duke perdorur argumentin e se drejtes nderkombetare.

Praktikisht ne te ardhmen UNMIK-u do te reduktohet dukshem, sepse gati te gjitha pergjegjesite qe ai ka ne administrate dhe mbikeqyrjen e institucioneve, do te kalojne tashme te BE dhe misioni i EULEX-it, por duke mbajtur kulmin e catise per vete, pra mandatin e OKB-se. Misioni qe do te mbetet do te jete nje UNMIK baze, i cili ne te ardhmen do te kete vetem nje pjese te vogel te krahasuar me ate te meparshmen. Perkunder UNMIK-ut qendron misioni i BE-se me mijera eksperte.

Ne te njejen kohe, institucionet e Kosoves do te marrin kompetencat baze te sovranetit. Do te krijohen te gjitha ministrite qe mund te kete nje shtet sovran, pra edhe nje Ministri te Jashtme dhe Mbrojtjes.

Konfliktuoze mbetet situata ne veriun e Mitrovices te kontrolluar nga serbet dhe ne enklavat serbe ne pjese te tjera te Kosoves. Ketu UNMIK-u synon te marre drejtimin e plote, dhe mund te ndodhe te kemi nje konflikt mes qeverise se Kosoves dhe UNMIK-ut ne ceshtjen e sovranitetit. Veriu i Mitrovices kontrollohet nga Beogradi, aty nuk eshte arritur as te kihen nen kontroll me eficience pikat e kontrollit kufitar ne drejtim te Serbise. Nga ana tjeter serbet po themelojne keshillat komunale e zonale sipas se drejtes serbe, institucione keto qe nuk njihen as nga UNMIK-u.

Te gjitha keto tregojne se trupa e NATO-s, KFOR-i se bashku me policine nderkombetare duhet te vendosin monopolin e pushtetit te UNMIK-ut. Kjo do te thote qe policia nderkombetare te marre ne kurriz thelbin e konfliktit baze, te cilin nuk arriten te zgjidhnin ne vitet e shkuara diplomatet.

E rendesishme eshte qe UNMIK dhe BE se bashku te ndermarrin gjithcka per te integruar ne shtet, zonat e shkeputura ne Kosove permes forcimit te dialogut dhe marrjes se masave per krijimin e mirebesimit. Nga ana tjeter, ata duhet te veprojne me konsekuence kunder tendencave per ndarje.

Qeveria e Kosoves nga ana e saj duhet te jete e gezuar, qe OKB-ja ne veri nuk ja bllokon rrugen. Por ajo nuk duhet t'i hedhe syte me frike nga Mitrovica, por duhet te perqendrohet tek ajo qe eshte vertet e rendesishme. Ajo duhet te forcoje institucionet demokratike, te luftoje korrupsionin, kriminalitetin dhe ekonomine e favoreve dhe te vazhdoje t'u jape pakicave mbeshtetje te gjithanshme. Vetem keshtu ajo mund te tregoje se shteti i Kosoves e meriton pavaresine. Ndoshta vetem keshtu mund te binden nje dite edhe serbet e Kosoves qe aty ata kane te ardhme.

(*) Analist i Deutsche Welle


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›