E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryker dorehiqet nga kreu i UNMIK

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, do te largohet nga Kosova. Kete e ka konfirmuar vete Rycker, pas nje takimi qe zhvilloi me dyer te mbyllura me perfaqesuesin civil nderkombetar, Peter Faith, Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaci. Rycker u tha shkurt gazetareve se mbremjen e se henes kishte nje darke lamtumire, duke mos pranuar me te flase per kete ceshtje. Se bashku me Rycker, nga Kosova do te largohet edhe zevendesi i tij, amerikani Lary Rosin. Sidoqofte, akoma mbetet e paqarte se ne cilat fusha administrata e kombeve te bashkuara, do te luaj rolin e vet.

Joakim Rycker ka dy vjet qe eshte ne krye te administrates nderkombetare. Me gjithe largimin e tij nga Kosova, Rycker tha se, per sa kohe qe Rezoluta 1244 e KS-it eshte ne fuqi, OKB ka nje rol per ta luajtur ne Kosove. Por, ai tha se, UNMIK-u do t'u pershtatet rrethanave te reja ne Kosove dhe kjo eshte konfirmuar edhe ne letren qe dergoi ne Prishtine, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban ki Mun, i cili konfirmoi se UNMIK, do t'i neshtrohet nje procesi rikonfigurimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›