E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Luan Hoxha nuk eshte nen hetim

Prokuroria e Pergjithshme deklaron se nuk e ka marre nen hetim Luan Hoxhen per dosjen "Gerdeci". Ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem vazhdon te kete te njejtin status kater muaj pas tragjedise se 15 marsit, ne cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjen, ndersa nen hetim jane pese persona, tre nga te cilet te arrestuar. Luan Hoxha eshte marre dy here ne pyetje nga ana e prokurorise per tragjedine e Gerdecit, ne te cilen mbeten te vdekur 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere. Gjate deklaratave te tij, Hoxha ka larguar te gjithe pergjegjesine nga vetja dhe ka akuzuar firmen MEICO, ne lidhje me te gjitha veprimet qe jane kryer. Ne deshmine e dhene fillimisht ne Prokurorine e Tiranes, nje jave pas tragjedise, Hoxha mohoi se kishte perzgjedhur Gerdecin si vendin per demontimin e municioneve, duke sqaruar se e kishin shmangur nga ky proces. Nga ana tjeter, ish-shefi i Shtabit ka sqaruar dhe pozicionin e tij ne lidhje me tragjedine. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ne te dyja deshmite e dhena prej Hoxhes behej me dije se ky i fundit nuk ka qene dakord me vendosjen municioneve ne Gerdec, por i eshte dashur te zbatoje urdhrat e nxjerra nga ana e ministrit te Mbrojtjes, duke u marre me anen administrative te tyre. Te njejten gje, Hoxha ka deklaruar edhe gjate marrjes ne pyetje nga grupi hetimor pas transferimit te dosjes ne Prokurorine e Pergjithshme. Nderkohe qe Hoxha ia ka kaluar pergjegjesite ne deshmite e dhena ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediut.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›