E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova e Maqedonia eliminojnë tatimet e dyfishta ndërmjet dy vendeve

Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 17:32

Ekipet e ekspertëve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë, gjatë një takimi të mërkurën kanë harmonizuar të gjitha detajet e marrëveshjes për eliminimin e tatimeve të dyfishta ndërmjet dy vendeve.

Nënshkrimi që ekspertët kanë vënë në këtë dokument hap rrugën e nënshkrimit formal të marrëveshjes edhe nga përfaqësuesit politik, përkatësisht ministritë përkatëse nga të dyja vendet.

Marrëveshja ka një rëndësi të veçantë për sektorin e biznesit pasi që paraqet një standard të vetëm ligjor që mund të përdoret nga investuesit e të dyja vendeve. Heqja e këtyre tatimeve pritet të rezultojë në rritjen e investimeve të investitorëve kosovarë në Maqedoni, si dhe anasjelltas.

Më herët në nivel të ekspertëve është harmonizuar edhe marrëveshje për eliminimin e tatimeve të dyfishta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›