LDD: Institucionet e Kosovës kanë mungesë të legjitimitetit
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, vlerëson se zgjedhja e organeve drejtuese të vendit, “Zgjedhja e Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, ishte antikushtetuese, dhunuese për demokracinë dhe tejet brengosëse për të ardhmen e vendit".
"LDD vlerëson se, Kuvendi i Kosovës në seancën e djeshme përfundimisht vulosi fatin e logjikes së veprimit antikushtetues në institucionet e vendit, dëshmoi atë që LDD në vazhdimësi ka theksuar, se ashtu siç ishin Zgjedhjet e fundit nacionale të manipuluara dhe të kontrabanduara, me të njëjtin format dhe skenar rezultoi “zgjedhja e presidentit dhe te qeverise se vendit”, thuhet në reagimin e Kryesisë së LDD-së.
"Sot për Fat të keq Institucionet e Kosovës kanë mungesë të legjitimitetit, janë jo kredibile dhe të kontestuara. Lidhja Demokratike e Dardanisë konsideron se kjo situatë e krijuar do ti vështirëson edhe me tej proceset shtetndertuese dhe aq më shumë do ta rëndon pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare", përfundon Komunikata e Kryesisë së LDD-së.