E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e Re, nuk e sjell dritën

Ndërtimi i termocentralit Kosova e Re, tashmë ka humbur çdo kuptim. Reduktimet e vazhdueshme të kapaciteteve prodhuese nga 2100 megavat, tani në 300 megavat, shuajnë shpresat e kosovarëve që të kenë furnizim 24 orë me energji elektrike edhe për një kohë të gjatë.

Njohësit e ekonomisë thonë se kapacitetet e reja të deklaruara nga ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, nuk plotësojnë kërkesën për energji të Kosovës. Projekti i këtij termocentrali, sipas tyre, ka devijuar tashmë edhe nga parashikimet e strategjisë së energjisë 2009-2018. Në strategji ishte paraparë që Kosova e Re të ndërtohej fillimisht me 1000 MW, në mënyrë që nga viti 2015 të plotësonte kërkesën për energji nga të gjithë shfrytëzuesit e energjisë në Kosovë.

Mirëpo, ministrja Shiroka-Pula pohon se projekti Kosova e Re do të ndryshojë prapë me kërkesë të Bankës Botërore.

“Banka Botërore jep garanci vetëm për 600 megavat, dhe ky është propozim që ka dalë pra nga BB-ja dhe i është prezantuar grupit të ekspertëve, komitetit drejtues dhe të këshilltarëve të USAID-it”, thekson Shiroka-Pula.
Sipas saj, fillohet me këto kapacitete, për të vazhduar pastaj me kapacitet e reja deri në 1000 megavat.

Ndërkaq, zyrtarët e Bankës Botërore thonë se e mirëpresin çdo vendim që merr Ministria për projektin e termocentralit dhe përsëri ia rikujtojnë Ministrisë kufijtë se deri në çfarë kapacitetesh mund të shkojë.

“Banka Botërore ofron mundësinë e mbulimit të garancisë nga rreziku për cilindo nga kapacitetet e termocentralit që arrin deri në 600 megavat”, konfirmon zyrtarja për informim e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Lindita Lepaja.

Por, për drejtorin e Institutit për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, çdo kapacitet nën 1000 megavat do të ishte i pamjaftueshëm për nevojat ekonomike të Kosovës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›