Kërkojnë ligj të punës
Komuniteti i biznesit dhe përfaqësuesit e punëtorëve vlerësojnë se Kosova ka nevojë për fuqizimin e Ligjit mbi punën. Në një tryezë pune, të martën, në Odën Ekonomike të Kosovës, është thënë se komuniteti i biznesit ka treguar gatishmëri që të ndihmojë në këtë drejtim.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu theksoi se fushata e vetëdijesimit të punëdhënësve dhe punëmarrëseve mbi të drejtat dhe obligimet në bazë të legjislacionit në fuqi, e organizuar nga Oda, ka dhënë rezultate të rëndësishme.
“Punëdhënësit janë në gjendje të investojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale, arsimore dhe edukative të punëtorëve, mirëpo është një dozë e skepticizmit se me çfarë iu garantohet që punëtorët do t’iu mbesin besnikë në kontratat e parapara dhe kuptohet që kjo është një problem që e prolongon ngritjen e kapaciteteve të punëtorëve në Kosovë”, ka thënë Gërxhaliu.
Sipas tij, Ligji mbi punën duhet ta ketë fuqinë e vet për të siguruar investimet e punëdhënësve në edukim dhe në ngritje të kapaciteteve.
Xhafer Xhaferi, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, vlerësoi se në Kosovë është mjaft e paqartë dhe jo sa duhet e definuar cili është ai ligj i aplikueshëm që rregullon relacionet punëmarrës punëdhënës, pasi që ka përzierje të shumta të kompetencave, derisa institucionet e ndryshme të Kosovës zbatojnë ligje të ndryshme.