Miqësore, Besa-Partizani 1-1

Besa dhe Partizani arritën një tjetër barazim në miqësoren e dytë të luajtur midis tyre, por kësaj radhe 1-1. Ekipi i Besës shënoi i pari me anë të sulmuesit Parid Xhihani,ndërsa për të kuqtë e Bajkos barazoi mesfushori Paulin Dhëmbi. Kjo është ndeshja e dytë miqësore midis dy ekipeve gjatë këtij sezoni. E para e zhvilluar gjatë fazës përgatitore përfundoi në barazim pa gola (0-0).
Partizani fitoi 2-0 me Besën në transfertën e zhvilluar në "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit (gola të Abilaliaj dhe Sokol Bulkut).
Partizani ndodhet në vendin e 3-të në kampionatme 10 pikë, ndërsa Besa në të 9-in me 5 pikë.
Ekipi i kuq ka marrë gjithashtu një ftesë nga skuadra e Skraparit që drejtohet nga trajneri Sulejman Demollari, ndeshje që parashikohet të luhet ditën e shtunë, më 7 tetor.