E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci “gafe diplomatike” me arabët

 

PRISHTINE-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bie pre e gafave diplomatike. Keshtu citon sot e përditshmja “Koha Ditore” e Kosoves. Sipas “Koha Ditore”, Thaci ka bërë gafë diplomatike me intelektualët arabë. Thaci gjatë një darke me intelektualët arabë i ka mbajtur “një leksion” këshilltarit të kryeministrit të Libanit, Ridëan al-Sayed, lidhur me planet e Kosovës për të përforcuar marrëdhëniet me Izraelin. Menjehërë pas kësaj deklarate kanë reaguar Analistë dhe politikanë. Ata thonë se afërsia me Izraelin mund të jetë një element i pezmatimit të botës arabe.
Udhëheqësit e Kosovës shpresojnë që vendet arabe të njohin së shpejti pavarësinë e Kosovës. Sipas tyre njohja nga vendet arabe do të mundësonte përvecse njohjen e shtetit të ri dhe zgjerimin me nje sërë vendesh të listës së shteteve që kanë njohur deri tani Kosovën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›