E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaeda konfirmon vdekjen e Bin Ladenit

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 16:25

Përmes një deklarate në internet grupi terrorist Al Kaida ka konfirmuar vdekjen e Osama bin Ladenit, kreut të kësaj organizate. Deklarata është publikuar në forumet e xhihadistëve.

Lajmi bëhet i ditur nga Site Intelligence, një grup sigurie, monitorues i internetit në SHBA.

Rrjeti terrorist ka premtuar se do të hakmerret për vrasjen e bin Ladenit si dhe do të postojë së shpejti në internet audiokasetën e Bin Ladenit të inçizuar pak javë para se të vdiste, raporton REL.

Kjo ishte deklarata e parë përmes së cilës Al Qaeda konfirmonte vdekjen e kreut të saj. Deklaratat e Al Kaidës janë raportuar nga grupi amerikan "SITE Intelligence", që merret me mbikqyrjen e internetit.

Gjatë ditës ka pasur protesta kundër vrasjes së Bin Ladenit në qytetet pakistaneze të Abotabadit dhe Kuetas. Një tubim i vogël u mbajt dhe në Kajro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›