“Kosova e pavarur le pas tmerrin e Ballkanit”
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs (Condoleezza Rice), ka shprehur besimin se zgjidhja e statusit te Kosoves "me ne fund do t'i mundesoje Ballkanit te filloje ta lere prapa historine e tij te tmerrshme". "Merrni me mend, ne po flasim per dicka nga viti 1389. Kosova duhet te ece perpara, duke respektuar vlerat demokratike, ne ate menyre qe do te lejonte si serbet edhe kosovaret te kene nje perspektive evropiane", citoi dje RTK deklaraten e Rajs, ne nje konference shtypi ne Uashington. Shefja e politikes se jashtme amerikane akuzoi serish qeverine serbe per nxitjen e dhunes dhe mosmarrjen e masave te duhura per te mbrojtur ambasaden amerikane dhe ato perendimore. Ajo konfirmoi edhe nje here perkushtimin dhe kujdesin e SHBA-se ndaj shtetit te ri te Kosoves, si ne fushen politike, ashtu dhe ne ate te sigurise. "Eshte koha qe serbet te pranojne se Kosova nuk u perket me atyre", kujtoi kryediplomatja amerikane.