E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Morini ne Suhareke, festa vazhdon

Andej dhe ketej kufirit Shqiperi-Kosove, festa vazhdon edhe gati nje jave pasi lideret kosovare shpallen pavaresine e shumepritur, e njohur tashme nga nje pjese e komunitetit nderkombetar. Banoret e Bardhocit dhe Morinit, dy fshatra te rrethit te Kukesit, qe ndodhen ne kufi me Kosoven, prej nje jave e ndjejne veten si zoter te te gjitha trojeve shqiptare. Lokalet e pakta te tyre jane perplot me kliente, ne cdo kohe te dites. Jane shqiptare qe hyjne e dalin permes pikes kufitare te Morinit, pika me e rendesishme qe lidh dy shtetet. "Te gjithe ata qe hyjne ne lokal pershendesin njelloj ‘E gezofshim pavaresine’", thote Hysni Ismeni, pronar i nje lokali afer doganes. Ndersa drejtori i Doganes se Morinit, Gezim Cengu, shton se “gjate ketyre diteve, vizitoret e shumte qe kane hyre dhe kane dale permes kesaj dogane jane treguar te disiplinuar. Asnje ngjarje e pazakonte nuk eshte shenuar keto dite”. Te njejten gje pohon dhe drejtori i Policise se Qarkut te Kukesit, Muharrem Furriku.
Dy ditet e fundit nga Kosova ne doganen e Morinit kane hyre ne Shqiperi nje numer i madh shtetasish kosovare. “E dini pse?”, pyet drejtori i doganes se Morinit. Vijne per te uruar per pavaresine miqte e shumte qe kane ketu ne Shqiperi, pas vizitave te shumta qe kane pasur te dielen, me 17 shkurt, kur Kosova u shpall Republike. Gezimi, nje banor i Bardhocit, tregon se dy dite me pare ne familjen e tij ka pasur per vizite Mehmet Gashin nga Theranda e Suharekes. "Ka ardhur thjesht per te me uruar per pavaresine e Kosoves, pas urimit qe i kam bere une”, vijon ai. Ne keto dite urime te tilla jane te zakonshme. Jane te shumte shqiptaret dhe kosovaret qe percjellin urime te tilla te ndersjella. Nje feste e perbashket qe ndjehet ne kufirin Shqiperi- Kosove.
Nje vizite ne Podujeve
Gjate ketyre diteve, udhetimi neper Kosove i ngjan nje mozaiku, ku te gjithe festojne. Flamuj e banderola, urime te panumerta, ftesa per te qendruar per pak minuta se bashku, sapo u flet shqip. Kjo eshte panorama ndersa udhetojme drejt Podujeves, bashke me Ilmi Halilin, Besim Cengun, Besnik Hallacin e Milazim Halilin, per nje vizite ne familjen e deshmorit te kombit, Afrim Zhitia. Para vitit '90, Afrim Zhitia ka qene nje nga drejtuesit e levizjes studentore ne Prishtine. Ne vitin 1989, u rrethua bashke me Fahri Fazlliun ne kodren e trimave, ne Prishtine, nga forca te shumta te policise serbe qe prej kohesh e kishin vene ne shenjester. Nuk u dorezuan derisa u vrane. Babai i tij, Osmani, 72 vjec, tregon per Atsh-ne se “gjate ketyre diteve ka pritur miq te shumte nga te gjitha trevat shqiptare”. "Ju kuksianet po u konsideroj si te shtepise, se jemi afer, por kam pasur miq edhe nga Pogradeci", thote i moshuari. "Uron zemra e jo goja", vijon ai. Por zemra me thote se do ta festonim ndryshe, sikur me ne te ishte dhe Afrimi. Nuk ishte e thene, te thote Osmani, duke u perlotur. Ai thekson se "festa ende nuk eshte mbyllur neper Kosove".
Duke pershendetur Kosoven
Ndersa largohemi, duke pershendetur familjen e deshmorit te lirise, nisin bisedat per pranveren e vitit '99. Afer Prizrenit takojme Zeqir Bashen, ekonomist ne Drejtorine e Ujerave te rrethit te Kukesit. "Isha te kusherira ime, Sevdja, ne Therande te Suharekes. I urova pavaresine", thote Zeqiri. Ne fakt festa eshte e perbashket. Eshte nje enderr e te afermve, e njerezve te nje gjaku, qe u ndane prej nje shekulli. Ndaj flamujt vazhdojne te jene te pranishem pergjate gjithe rruges qe nga Vermica e kudo neper Kosove. Keshtu ndodh edhe ne Prizren, qyteti historik, qe njihet si porta lidhese mes Shqiperise e Kosoves. "Vetem gjate ketyre 4 diteve te fundit, shtepine muze te Lidhjes se Prizrenit e kane vizituar mbi 1200 persona, kemi pasur nje fluks sa mezi e kemi perballuar", tregon pergjegjesi i qendres muzeore te Lidhjes se Prizrenit, Parim Kosova. "Keto dite te gjithe shqiptaret festojne nje enderr te realizuar dhe ne qe jemi ketu duhet te plotesojme cdo deshire te tyre", shton Parimi.
Rinis jeta normale per tregtaret
Tregtaret nga Kukesi, qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne Kosove, kane nisur tashme ritualin e tyre te perditshem. "Pas diteve te festes, kemi nisur punen si me pare, me llogarite e fitimit e grindjet e perditshme qe kemi ne tregtaret", thote Ardiani, qe e ka nisur tregtine ne Prizren nga viti ’99, atehere kur perfundoi konflikti i Kosoves. "Ne tregtojme bizhuteri e mallra industriale, ndersa sjellim ne Kukes mallra ushqimore, pije te ndryshme dhe fruta-perime", vijon ai, ndersa shton se “eshte tregti qe sillet sipas interesit te te dyja paleve". Ardiani nuk eshte i vetmi nga Kukesi qe vazhdon thuajse pa nderprerje tregtine me Prizrenin.
Duket se jeta ka marre rrjedhen e saj normale ne te dy anet e kufirit. Edhe pse keto dite kufiri ngjan si i cuditshem, ku te gjithe perplasin duart me njeri-tjetrin e flasin nje gjuhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›