E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosoves, thyhet rekord boteror

Analistet evidentojne se pavaresia e shtetit me te ri po thyen rekordin, per shpejtesine me te cilen po njihet ne bote, krahasuar me njohjen e shteteve te tjera ne te shkuaren.
Pavaresia e Kosoves eshte duke thyer rekord boteror per shpejtesine me te cilen po njihet ne bote, krahasuar me njohjen e shteteve te tjera ne te shkuaren. Brenda pese diteve, Republika e Kosoves eshte njohur nga rreth 84 vende dhe shume vende te tjera kane deklaruar se do ta bejne kete se shpejti. Shtetet e Bashkuara te Amerikes ishin vendi i pare qe e njohu Kosoven shtet te pavarur, pastaj vijuan Shqiperia dhe vendet me te fuqishme te Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia. Vendi yne, i cili e ka njohur Kosoven Republike edhe ne vitin 1991, e ngriti perfaqesimin ne Prishtine ne nivel ambasadoresh po ate dite qe Shtetet e Bashkuara shpallen njohjen e pavaresise se Kosoves.
Me poshte vijon lista e shteteve qe e kane njohur, qe do ta njohin dhe qe nuk e njohin deri tani pavaresine e Kosoves:

VENDET QE KANE NJOHUR KOSOVEN:
Anetare te Bashkimit Evropian:
- Gjermania
- Austria
- Franca
- Mbreteria e Bashkuar
- Letonia
- Italia
- Danimarka
- Estonia
- Sllovenia

Jashte BE-se:
- Shtetet e Bashkuara te Amerikes
- Shqiperia
- 57 vendet e Konferences Islamike
- Afganistani
- Turqia
- Senegali
- Australia
- Tajvani

- VENDET QE JANE GATI PER TA NJOHUR ZYRTARISHT:
Anetare te BE-se:
- Holanda
- Belgjika
- Luksemburgu
- Irlanda
- Finlanda
- Hungaria
- Bullgaria
- Lituania

Vendet qe nuk jane anetare te BE-se
- Kroacia

- VENDET QE KANE SHPREHUR REZERVA:
Vendet anetare te BE-se
- Greqia
- Sllovakia
- Portugalia
- Republika Ceke
- Malta
- Spanja
Vendet qe nuk jane anetare te BE-se
- Kina
- Mali i Zi

VENDET QE JANE KUNDER NJOHJES:
Anetare te BE-se
- Qipro
- Rumania
Jashte BE-se:
- Serbia
- Rusia
- Gjeorgjia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›