E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat për part-time, 40 mijë deri në 100 mijë lekë

Autori i Lajmit: Redaksia

Tarifat e shkollimit për studimet e pjesshme ose siç quhen ndryshe part-time do të nisin nga 50 mijë lekë të reja deri në 100 mijë lekë të reja për në Universitetin e Tiranës. Ndërsa më të ulëta do të jenë tarifat në universitetet e rretheve ku minimalja pritet të jetë 30 mijë lekë të reja.

Kuotat

Sipas vendimit të qeverisë, kuotat e përgjithshme të pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për studimet e ciklit të parë, me kohë të pjesshme, e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2009 - 2010, do të jenë 6145, të ndara sipas kategorizimeve. Aplikimet pritet të fillojnë javën e ardhshme, ndërkohë që lista e kritereve dhe mbyllja e dorëzimit të dokumenteve do të njoftohet nga vetë universitetet.

Mesatarja

Por sipas të dhënave të deritanishme kriteri bazë duket se do të vlejë mesatarja, kjo jo për të gjitha degët, por në ato ku kërkesa është më e madhe se numri i kuotave të miratuara. Pra në rastin kur numri i kërkesave do të jetë më i lartë se numri i kuotave të përcaktuara me vendimin e Këshillit të Ministrave, atëherë studentët do të listohen në bazë të mesatares që ata kanë pasur gjatë shkollës së mesme. Vlen të theksohet se kandidatët duhet medoemos të kenë dhënë provimet me detyrim, ndërkohë që nuk do të jetë e nevojshme dhënia e provimeve me zgjedhje, sikurse ndodh në pranimet në sistemin e ditës. Të drejtën për të bërë përzgjedhjen e studentëve fitues do ta kenë vetëm fakultetet, gjithmonë duke u bazuar në kriteret dhe kuotat e vendosura nga Këshilli i Ministrave. I gjithë procesi i regjistrimit të kandidatëve fitues do të monitorohet nga rektoratet përkatëse, ndërkohë që në rast të mbetjes së vendeve bosh pas përfundimit të fazës së parë të regjistrimeve, institucionet e arsimit të lartë publik, do të rihapin edhe një herë procesin e pranimeve deri në plotësimin e kuotave të përcaktuara.

Kushtet

Në fazën e pranimeve në sistemin part-time, nuk do të pranohen kandidatë, të cilët vazhdojnë njëkohësisht degë tjetër studimi, duke kërkuar kështu të shmanget precedenti i vitit të kaluar. Ky rregull do të vlejë edhe për kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, të cilët përveç dokumenteve të përcaktuara, do të dorëzojnë në sekretaritë mësimore edhe diplomën e lëshuar nga një institucion i arsimit të lartë (ose fotokopje të saj të noterizuar), ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të.

Dokumentet

Dokumentet e nevojshme të pranimit që detajohen me udhëzimin përkatës të ministrit të Arsimit janë: diploma e shkollës së mesme; certifikatë personale me fotografi; 2 fotografi dhe mandati i arkëtimit të tarifës së regjistrimit. Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie origjinale, duhet të paraqesë dublikate të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore përkatëse. Rast i veçantë janë kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme në Akademinë e Edukimit Fizik e Sporteve në Tiranë. Përveç dokumentacionit, ata duhet tu nënshtrohen konkurseve të pranimit, të vendosura nga ky institucion për pranimet në studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme, të përcaktuara dhe të bëra publike paraprakisht. Sipas të dhënave, kriter për pranimin e studentëve do të jetë vetëm pasja e diplomës së shkollës së mesme. Në rast se do të ketë më shumë aplikime sesa është kuota e regjistrimit, atëherë do të jetë nota mesatare e shkollës së mesme, kriteri vendimtar që do të përcaktojë fituesit.

Part-time, tarifa vjetore e shkollimit

Universiteti i Tiranës

Histori 52 000 lekë
Gjeografi 52 000 lekë
Gjuhë-Letërsi 52 000 lekë
Drejtësi 93 600 lekë
Biologji 62 400 lekë
Financë-Kont. 72 800 lekë
Adm.-Biznes 72 800 lekë
Psikologji 52 000 lekë
Punë Sociale 52 000 lekë
Akademia e Edukimit Fizik
dhe Sporteve "Vojo Kushi" 62 400 lekë

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Menaxhim Agrobiznesi 52 000 lekë
Ekonomi dhe Politikë Agrare 52 000 lekë
Hortikulturë 52 000 lekë
Prodhim Bimor 52 000 lekë
Zootekni dhe biznes blegtoral 52 000 lekë
Akuakulturë dhe Menaxhim peshkimi 52 000 lekë
Teknologji agroushqimore 52 000 lekë
Agromekanizim 52 000 lekë
Vreshtari dhe enologji 52 000 lekë
Inxhinieri Pyjesh 62 400 lekë
Inxhinieri Përpunim Druri 62 400 lekë
Financë-Kontabilitet 62 400 lekë
Mbrojtje bimësh 62 400 lekë
Agromjedis dhe Ekologji 62 400 lekë

Universiteti "Aleksandër Xhuvani" Elbasan

Histori-Gjeografi 41 600 lekë
Gjuhë-Letërsi 41 600 lekë
Edukatë Qytetare 41 600 lekë
Punë Sociale 41 600 lekë
Filozofi-Sociologji 41 600 lekë
Adm.-Biznes 52 000 lekë
Financë-Kont. 52 000 lekë
Biologji-Kimi 52 000 lekë
Cikli i Ulët 31 200 lekë
Ciklin e Ulët Parashkollor 31 200 lekë
Matematikë-Fizikë 31 200 lekë

Universiteti "Eqrem Çabej", Gjirokastër

Histori-Gjeografi 31 200 lekë
Fin.-Kontabilitet 41 600 lekë
Biologji-Kimi 41 600 lekë
Cikli i Ulët 31 200 lekë
Cikli i Ulët Parashkollor 31 200 lekë
Matematikë-Fizikë 31 200 lekë
Gjuhë-Letërsi 31 200 lekë
Administrim Publik 41 600 lekë
Menaxhim Turizëm 41 600 lekë
Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
Gjuhë-Letërsi 31 200 lekë
Financë 41 600 lekë
Cikli i Ulët 31 200 lekë
Cikli i Ulët Parashkollor 31 200 lekë
Menaxhim Biznesi 41 600 lekë
Turizëm 41 600 lekë
Horti Kulturë 31 200 lekë
Agrobiznes 31 200 lekë
Marketing 41 600 lekë

Në universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër:

Gjeografi 41 600 lekë
Financë-Kontabilitet 52 000 lekë
Turizëm 52 000 lekë
Administrim-Biznes 52 000 lekë
Biologji-Kimi 52 000 lekë
Histori 41 600 lekë
Cikli i ulët 31 200 lekë
Cikli i ulët parashkollor 31 200 lekë
Matematikë 31 200 lekë
Fizikë 31 200 lekë
Gjuhë-Letërsi 41 600 lekë
Juridik 72 800 lekë

Në universitetin "Ismail Qemali". Vlorë

Infermieri 41 600 lekë

Ky lajm është publikuar: 15/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›