E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova-evropianët e rinj merr mirënjohje ndërkombëtare

Prishtinë, 18 gusht - Kampanja "Kosova - Evropianët e rinj" është përzgjedhur në listën e shpërblimeve M&M (Media & Marketing) për kategorinë e quajtur “kampanja e brendingut më e mirë për Komb / Vend” në vitin 2010.
çmimet prestigjioze M&M e kanë vendosur Kosovën ne listë të ngushtë, së bashku me disa nga kandidatët më të fortë në mbarë botën: Afrika e Jugut (mikpritësja e Kampionatit Botëror të futbollit), Dubai, Londra, Bahreini dhe Madridi - Spanjë.
David Kosmin, udhëheqës i ekipit nga BBR Saatchi & Saatchi, që e ka punuar këtë kampanjë është i kënaqur me këtë mirënjohje ndërkombëtare. 
“BBR Saatchi & Saatchi është i kënaqur kur dëgjoi se fushata "Kosova - Evropianët e rinj" është përzgjedhur në listën e shpërblimeve M&M për kategorinë në fushatën e quajtur “kampanja për brending më të mirë për Komb / Vend” në 2010. Ishte e qartë që nga fillimi se do të ketë nevojë të krijojmë një fushatë unike dhe të veçantë. Dhe tani ajo është vërtet kënaqësi të pranojmë mirënjohje ndërkombëtare për atë që e kemi arritur në bashkëpunim me popullin e Kosovës”, tha Kosmin.
Ekrem Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i PR Solutions, partner vendor i BBR Saatchi & Saatchi thotë se është privilegj për të punuar me Saatchi & Saatchi në fushatën e parë për promovimin e vendit tonë dhe “të kuptojmë tani se kjo fushatë është e përzgjedhur për çmimin e fushatës së Kombit / Vendit më të mirë”.
“është e pabesueshme. Ne gjithmonë e kemi ditur se kjo është fushatë shumë e mirë dhe kemi pa rezultate të mëdha që i ka arritur fushata, por është shumë e kënaqshme për të marrë një njohje të tillë prestigjioze pikërisht nga kolegë-profesionistë. Kjo arritje unike për Kosovën është edhe më mbresëlënëse, kur e kemi parasysh se vendet e tjera që janë në këtë listë kishin buxhet shumë herë më të madh se ne”, është shprehur Tahiri.
Shpërblimet M&M janë të organizuar nga botuesit e revistës së M&M (www.mandmglobal.com), e cila i shërben marketingut ndërkombëtar dhe komunitetit të medieve. Revista M&M shpërndahet dhe lexohet në 72 vende, duke arritur në dhjetëra mijëra profesionistë të marketingut dhe medies anembanë globit.
Fushata e quajtur Kombi / Vendi më i mirë është një kategori e re për Shpërblimet M&M në 2010 dhe është futur në njohjen e rëndësisë në rritje të fushatave të marketingut ndërkombëtar i krijuar nga qeveritë kombëtare për të promovuar një komb ose vend në skenën botërore. Organizatorët e fushatës së M&M kanë pranuar shumë konkurrentë të fortë për këtë kategori,t huhet në komunikatën për medie.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve M&M do të zhvillohet në një darkë gala në qendrën e njohur Shtëpia e Konferencave në Hotelin Grosvenor në Londër, më 9 shtator, kur do të shpallen fituesit në të gjitha kategoritë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›