E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova fillon fazën testuese të regjistrimit të popullsisë



Ka nisur dje në Kosovë faza testuese e regjistrimit të popullsisë në pesë komuna, ndërkohë që sivjet mbushen 27 vite nga regjistrimi i fundit i popullsisë. “Regjistrimi i popullsisë, që ka filluar në pesë komuna, ka për qëllim të testojë mekanizmat e regjistrimit, kapacitetet dhe gatishmërinë e tyre për statistika të sakta në harmoni më standardet e Eurostatit”, - u shpreh zëvendësministri i Shërbimeve Publike, Rifat Blaku. Projekti pilot i regjistrimit do zhvillohet në 12 vendbanime dhe 14 qarqe regjistruese me popullsi të përzier dhe ka për qëllim të nxjerrë të dhëna për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. “Shpresojmë që në sajë të fushatës së qetë sensibiluese të komisioneve kumunale dhe pjesëmarrjes së tyre në përgatitje, të gjitha gjasat janë që nga ky test regjistrues do të dalin rezultate dhe përfundimisht do të marrim vizën që ta mbajmë regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë vitin e ardhshëm”, - ka theksuar Blaku. Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë pritet të fillojë më 15 prill të vitit 2009.

28 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›