Lakers në prag të eliminimit

Los Angeles Lakers është vetëm një humbje larg eliminimit nga Dallas Mavericks ndërsa Chicago Bulls ka kaluar në epërsi 2-1 kundër Atlanta Hawks.
Dirk Nowitzki duket se është në mision personal të rrëzon nga froni kampionin aktual të NBA, Lakers meqë me 32 pikët e tij udhëhoqi Dallasin drejt fitores 98-92, e treta nga po aq përballje për epërsinë 3-0 në gjysmëfinale të play-offit në Konferencën Perëndimore.
Jason Terry shtoi 23 pikë për Mavericks. Ndërsa, Andrew Bynum ishte realizatori më i mirë te Lakers me 21 pikë dhe 10 kërcime. Lakers, për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar duhet të rishkruajnë historinë.
Asnjë ekip nuk është rikthyer nga disavantazhi 3-0 në serinë prej shtatë ndeshjeve në play-off në histori të NBA ligës. Lakers do të kenë rastin të tentojnë një arritje të tillë në ndeshjen 4 të dielën.
Në takimin tjetër, MVP i ri Derrick Rose shfaqi paraqitje të shkëlqyeshme duke shënuar 44 pikë në fitoren e Chicago Bulls ndaj Atlanta Hawks 99-82 në ndeshjen 3 të përballjes së tyre gjysmëfinale në Konferencën Lindore.
Jeff Teague ishte realizatori më i mire për Hawks me 22 pikë.
Atlanta Hawks-Chicago Bulls 82-99 (1-2)
Atlanta: Teague 21
Chicago: Rose 44
Dallas Mavericks-LA Lakers 98-92 (3-0)
Dallas: Nowitzki 32
LA Lakers: Bynum 21