Atentati ndaj Gligorov, dyshime mbi Sigurimin
Duket se, më në fund, heshtja po plas. 13 vjet pas atentatit misterioz kundër Presidentit të parë të Maqedonisë, Kiro Gligorov, si plasja e një bombe jehoi deklarata e prof. Ljubomir Fërçkovskit, ish-ministër i Brendshëm. Sipas tij, ekziston një dëshmitar, i cili mund të konfirmojë pjesëmarrjen e disa personave të Drejtorisë së atëhershme për Sigurimin dhe Kundërzbulimin (DBK) të Maqedonisë në atentatin kundër ish-presidentit Gligorov.
Pas publikimit, ditët e fundit, të kësaj deklarate të hatashme në faqet e gazetës së përditshme maqedonase, "Dnevnik", prokurori publik i Përgjithshëm i Maqedonisë, Ljubomir Shvërgovski, vuri në dukje se do të thërriste për bisedë në prokurori prof. Fërçkovskin dhe mundësisht dëshmitarin që ky i fundit përmend në gazetën e mësipërme. "Duke qenë se janë shfaqur momente të reja që z. Fërçkovski i publikon në gazetën ‘Dnevnik‘, do ta thërrasë atë në prokurori dhe do t‘i kërkojë emrin e dëshmitarit që edhe ai të vijë te ne dhe të na bëjë të ditur emrat e personave, për të cilët ai pretendon se kanë qenë të përfshirë në atentat", tha prokurori Shvërgovski.
Hetimet për atentatin kundër ish-presidentit Kiro Gligorov, që shpëtoi për mrekulli nga vdekja, megjithëse u plagos rëndë, nuk janë mbyllur, por vetëm se kanë mbetur në sirtar, për shkak të mungesës së informacioneve dhe provave të mjaftueshme për autorët e tij. "Nëse ato që thotë z. Fërçkovski dalin se janë të sakta, atëherë hetimet, me siguri, do të intensifikohen", tha prokurori publik i Maqedonisë, Shvërgovski.
Prof. Ljubomir Fërçkovski, i cili në kohën kur u krye atentati kundër ish-presidentit Gliogorov, më 3 tetor 1995, ka qenë ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, tregon në gazetën "Dnevnik" për kontaktin dhe bisedën që ka pasur këto kohët e fundit me një ish-të punësuar në Sektorin e 7-të që merrej me ndjekjet e njerëzve në Drejtorinë për Sigurimin dhe Kundërzbulimin të Maqedonisë. Sipas prof. Fërçkovskit, ish i punësuari i sektorit të 7 të lartpërmendur i kishte treguar atij se ai (ish-i punësuari) e kishte fotografuar para atentatit makinën e tipit "Ami", ku ishte vendosur lënda eksplozive që shpërtheu më vonë, me porosi të një eprori të tij në DBK. "Kur fotoja e makinës që unë kisha bërë para atentatit u publikua në faqet e gazetave, me shpjegimin se atë e kishte bërë rastësisht një turist gjerman dhe mora vesh se DBK-ja jonë, mbas këtij informacioni, madje dërgoi edhe një ekip në Gjermani që të gjente ‘turistin‘ në fjalë në bashkëpunim me shërbimin e fshehtë gjerman, BND, mbajta frymën. Kë do gjejnë ata në Gjermani, kur ‘gjermanin‘ e kanë këtu fare pranë", citon Fërçkovski dëshmitarin e gjallë, ish-të punësuarin në DBK, sipas të cilit edhe njeriu që tregohet në fotorobot ka qenë punonjës i policisë speciale maqedonase.
"Profesor, ata që më urdhëruan të fotografoja makinën ‘Ami‘ që, më pas shpërtheu, unë i njoh me emër dhe mbiemër, po ashtu njoh edhe atë që e bleu makinën nga njeriu që tregohet në fotorobot dhe i cili, gjithashtu, ka qenë punonjës dhe kolegu im në DBK-në e atëhershme, i cili më tha në atë kohë se e kishte blerë makinën për një kushëri të tij", citon prof. Fërçkovski dëshmitarin në fjalë, sipas të cilit, "i gjithë ky ishte operacion i posaçëm i urdhëruar nga brenda DBK-së, për të cilin unë e di se kush e ka urdhëruar".