Kosova humb miliona nga hapësira ajrore
Nga Express më 13 prill 2011 në ora 10:29
Mbyllja e hapësirës ajrore të Kosovës nga NATO, që nga viti 1999, po i kushton Kosovës me humbje të miliona eurove.
Sipas të dhënave zyrtare, në qiellin e Kosovës do të fluturonin me qindra aeroplanë, por që u është e ndaluar për 12 vjet rresht.
Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, për çdo aeroplan që do të duhej të fluturonte në hapësirën e lartë ajrore buxheti i Kosovës do të përfitonte nga 100 euro, e që numri i tyre sillet deri në 450 në ditë.