Paneta: Sulmi ndaj Iranit ka pasoja të rënda
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, deklaroi për mediat ndërkombëtare se ideja e një sulmi ushtarakë ndaj Iranit do të sillte pasoja të paparashikueshme, sipas tij ndërhyrja ushtarake në lidhje me programin bërthamor të Iranit, nuk e zgjidh situatën vetëm sa zgjatë më shumë kohën.
Paneta theksoi se SHBA nuk po merr në konsideratë për momentin një ndërhyrje ushtarake. Duhet të tregohemi të kujdesshëm për pasojat e padëshiruara. Një goditje mbi Iranin nuk do t`u impononte atyre që të heqin dorë nga diçka që duan të bëjnë. Mendoj se të gjitha mundësitë duhet të merren parasysh me shumë kujdes, tha Paneta.
Sekretari i Mbrojtjes shtoi SHBA mbështet vendosjen e sanksioneve më të ashpra të mundshme për Iranin, që sipas tij pretendon të zhvillojë energjinë bërthamore vetëm për qëllime civile.