E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova merr në Londër mbështetje për planin EULEX

 

Liderët kosovarë kanë udhëtuar drejt Londrës për të gjetur mbështetje në çështjen EULEX.
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi janë pritur dje nga Kryeministri britanik Gordon Broën dhe sekretari i jashtëm David Miliband në "Doëning Street". Përpara takimit, Kryeministri Thaçi është shprehur qartë se autoritetet kosovare kundërshtojnë me forcë planin 6-pikësh për shtrirjen e EULEX. Sipas tij, misioni është i mirëpritur në Kosovë, por sipas planit 4-pikësh të propozuar nga autoritetet shtetërore kosovare. "Kosova e ka mirëpritur, e ka ftuar EULEX-in në Kosovë. Do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë për t'u shtrirë EULEX-in në tërë territorin e Kosovës. Tani Kosova ka katër pikat e veta që janë të perspektivës dhe zgjerimit të EULEX-it në gjithë territorin e Republikës së Kosovës", ka thënë Thaçi, në një intervistë për BBC, përpara hyrjes në bisedime me diplomatët britanikë.
Burime zyrtare britanike kanë bërë të ditur se qendra e bisedimeve ka qenë çështja e shtrirjes së misionit EULEX. Mësohet se Kryeministri Broën ka inkurajuar udhëhe-qësit kosovarë të angazhohen për arritjen sa më shpejt të një marrëveshjeje për vendosjen e EULEX-it në të gjithë Kosovën. "Kryeministri Brown është shprehur se Britania e Madhe është e angazhuar për stabilitetin e një Kosove të pavarur në një Ballkan të qëndrueshëm. Ne i bëmë thirrje delegacionit të Kosovës që të angazhohet me BE-në për të garantuar një zgjidhje të shpejtë të negociatave. Ne nuk mbështesim një plan ose tjetrin, ne duam që ata të punojnë shumë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tanishme dhe ne duam që të dy palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në këto diskutime", ka thënë për BBC-në një zëdhënës i Kryeministrit britanik. Ndërkohë pas takimit, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se në takim pala kosovare kishte shprehur qëndrimin e saj të prerë kundër planit gjashtë-pikësh të OKB-së dhe se kishin marrë mirëkuptimin e udhëheqësve britanikë për qëndrimin kosovar për vendosjen e EULEX-it.

Dade: Strukturat paralele destabilizojnë Kosovën
PS-ja mbështet Presidentin Sejdiu, Kuvendin e Kosovës, Kryeministrin Thaçi në të gjitha hapat e ndërmarra në respekt të Kushtetutës, Deklaratës së Pavarësisë, kuadrit ligjor në zbatim të planit Ahtisari. Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Dade, tha dje se çdo përpjekje për të imponuar struktura të tjera paralele, në mënyrë të veçantë në zonat me shumicë serbe, do të çonte në destabilizim të vendit dhe do të krijonte pengesa për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin për një sistem drejtësie dhe policor të unifikuar. PS-ja vlerësoi dje angazhimin e SHBA-së përmes Nënsekretarit të Shtetit, Frid.

Haxhinasto: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
LSI shprehu dje shqetësim për zhvillimet në Kosovë, që kanë të bëjnë me planin 6-pikësh, që është negociuar midis Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon dhe autoriteteve të Serbisë. Kryetari i KDK-së së LSI-së, Edmond Haxhinasto tha dje se, "vlerësojmë se është e domosdoshme që diplomacia shqiptare dhe shteti shqiptar të mbajnë qëndrime të qarta dhe energjike e të shpejta, me qëllim që të mos kemi asnjë devijim nga ky proces, procesi i rritjes së njohjes ndërkombëtare të Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, si dhe angazhimit të saj në proceset e integrimit euroatlantik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›