E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Berisha të mos e bojkotojë debatin

 

Socialistët protestuan ashpër në lidhje me mungesën e Kryeministrit Berisha dhe ministrave të tjerë të qeverisë gjatë debateve në seancë për projektbuxhetin e vitit 2009. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj deklaroi se, “nuk ka kuptim që të vazhdojnë debatet, ndërsa as kryeministri dhe asnjë prej ministrave nuk janë prezent gjatë diskutimeve të deputetëve të opozitës”. “Nëse nuk janë prezent kryeministri dhe ministrat, atëherë ne do të largohemi nga salla, kështu nuk vazhdohet me debatet për buxhetin e një shteti. Ose të vijnë deputetët ose ne largohemi nga salla, nuk ka kuptim sa herë që flasim ne ikin ministrat nga salla”, deklaroi Leskaj. Fillimisht në momentin kur ka diskutuar maxhoranca, socialistët kanë lënë sallën në shenjë proteste për t’u kthyer pas disa minutash. Edhe deputeti socialist Gramoz Ruçi shprehu shqetësimin për mungesën e ministrave në seancën parlamentare kur po diskutohej buxheti i vitit 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›