E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova monisteNga Veton RugovaKy që shihet sot nuk është monizëm tipik, për shkak se në monizëm nuk ka lëvizje ideore politike, por ato i centralizon partia, një parti e vetme. Monizmi ynë “shumëpartiak” nuk duket bash krejt “klasik”, për shkak se “k

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kosova monisteNga Veton Rugova

Ky që shihet sot nuk është monizëm tipik, për shkak se në monizëm nuk ka lëvizje ideore politike, por ato i centralizon partia, një parti e vetme. Monizmi ynë “shumëpartiak” nuk duket bash krejt “klasik”, për shkak se “klasikët e pluralizmit” tonë të tranzicionit është e vërtetë që rivalizohen në “pikëpamje” diferente “ideologjike” ndërmjet tyre, por që këto pikëpamje identifikuese të subjektit “partiak” përnjëherë shkrihen nga një parti në tjetrën, dhe kështu, qytetarit që, p. sh., merret me bujqësi ose ndërtimtari, nuk mund t’i hyjnë në kokë pluralizmi i tillë, sepse bujku nuk ka kohë të bëjë analiza politike, kur ato sot, për herë të parë në histori, nuk i bëjnë as studentët e shkencave politike, sociologjike, filozofike, historike, por gazetarët e ri praktikantë.

Mbase gjithkush mund ta hetojë sot se asnjë “lëvizje” e re politike nuk po del në skenë me një alternative të re, ndaj po vazhdojnë anomalitë juridike në procedimin e pavarësisë (ende) sipas rregulloreve (ende) ekzistuese të OKB.

Të gjitha partitë, grumbull bashkë, me ata që refuzojnë gjithçka, si dhe me studentët që përjetojnë pubertetin (jo biologjik) po politik, të gjithë pra së bashku mbajnë një “iso”, kështu që vjen e trashet e bëhet dhjamë “status quo”-ja që na ka lëshuar rrjetë merimange që nga dita e aprovimit të Kushtetutës.

Krejt bota thotë se është e zbatueshme Kushtetuta, kurse “ne” nuk e zbatojmë, jo pse nuk duam, por pse nuk na lejon BE. Nuk e zbatojmë, sepse ajo nuk mund të zbatohet me Rregullore të UNMIK, po me ligjet që dalin nga Kushtetuta. Të gjitha partitë janë të kënaqura (ose të pakënaqura) me Kushtetutën në të njëjtin nivel të “kënaqësisë” ose “të pakënaqësisë” dhe në këtë linjë (se Kushtetuta është shteti) të gjithë pajtohen, por nuk pajtohen vetëm për mënyrën e implementimit të qeverisjes së pushtetit, që do të thotë të gjitha institucioneve që hyjnë në “aneksin” - administratë!

Pra, përpjekja për ta fajësuar pushtetin dhe për ta amnistuar tërë klasën politike jashtë tij! Ky është kompleks monist. Nga monizmi klasik, “klasikët e pluralizmit” kosovar ndryshojnë vetëm sa i përket mospajtimeve të tyre për ndërtimin e kanalizimeve dhe asfaltimeve nëpër fshatra lokale (e qendrore, se thonë Kosova e ka vetëm një qytet, Prishtinën), kurse për çështje shtetërore - i ke të gjithë grumbull në bashkimin e tyre “kombëtar kosovar”.

Me tip-llojin dhe karakterin e shtetit të Kosovës janë pajtuar njëherë gjatë aprovimit të Kushtetutës, prandaj, kur shkelet ajo, kuptohet që fajin e kanë të tjerët. Jo që nuk kemi dijetarë të politikës në forume partiake, por ata që janë nuk kanë guxim të prekin aty ku vë dorë e madhja “bashkësi” evropiane! Fundja, nuk mund të jemi ne, një grusht popull, pa traditë në diplomaci, vetëm dy milionë frymë, e të bëhemi më të fortë se “bashkësia” evropiane, por a nuk kemi forcë t’i refuzojmë paqësisht, ashtu si e refuzonte Rugova i madh Serbinë? Por dihet - kërkohet punë prej nesh sipas Kushtetutës (e jo ta vazhdojë punën UNMIK, siç bëhet në enklava dhe në Veri). Për ne vendos vetëm e vetëm Kushtetuta e Kosovës, askush tjetër. Po sa e kanë lexuar “nëntekstin” e saj ekspertët e shkencave politike-juridike të kuadrove partiake të angazhuar si aktivistë politikë nëpër organizata politike. Mund ta lexojnë drejt, derisa e lexojnë shtrembër këta “misionarët” evropianë.

Kushtetuta ka qenë në “debat publik” me qytetarët, kështu që çdo gjë dihet në Kosovë dhe nuk mund të dalë sot “bashkësia” evropiane të nxjerrë të ditura mbi të diturën dhe mbi të vendosurën e popullit që e ka miratuar Kushtetutën. Fundja pse nuk bëhet edhe një ri-debatim publik, të vërtetohet ajo që dihet: Kosova është e pavarur. Pikë. Çdokush që shkel sovranitetin e saj, quhet okupator.

gazetastart.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›