E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova mund kampionet e Jubanit

Stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër është bërë të dielën arenë e një ndeshjeje shumë interesante futbolli, ku përballë janë vënë përfaqësuesja e Kosovës për femra dhe skuadra e Jubanit, kampione e Shqipërisë. Rezultati teknik ka folur krejtësisht për përfaqësuesen kosovare që ka dominuar ndeshjen dhe ka fituar me rezultatin e thellë 7-2. Megjithatë, kjo ndeshje nga të dyja palët është cilësuar si hapi i parë i bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë dhe shkëmbimi i eksperiencave. Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Ilir Sopi, u shpreh me fjalë të mira për skuadrën e Jubanit, e cila përbëhet vetëm nga banorë të këtij fshati që gjendet 10 km larg Shkodrës. "Duke mos u nisur nga rezultati, shoh që ekipi i Jubanit është gjithnjë e në nivele më të mira. I kam parë këto vajza duke luajtur para dy muajsh dhe shoh ndryshime pozitive, është një ekip që ka talente dhe perspektivë për trofe. Por i rëndësishëm është afrimiteti i skuadrave tona si shenjë e shkëmbimit të eksperiencave dhe miqësisë sonë", tha ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›