Shorti, shanse 50 me 50 për skuadrat shqiptare në Evropë
Skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në kualifikueset e kupave të Evropës duhet të shpresojnë të kenë fat në short, nëse duan të kalojnë të paktën turin e parë. Këtu bëhet fjalë për kampionët e Dinamos në Champions dhe Vllazninë e Partizanin, skuadrat që në sezonin 2008/09 do të luajnë në Kupën UEFA. Duke parë kundërshtarët që mund të kenë përballë, shanset e tyre duken 50 me 50. E vetmja skuadër e Kategorisë Superiore që e njeh kundërshtarin është Besa: në turin e parë eliminator të Kupës Intertoto kavajasit do të ndeshen me qipriotët e Apollon Limasol.
CHAMPIONS
Rikthimi te titulli kampion i Shqipërisë pas gjashtë sezoneve i ka hapur dyert Dinamos edhe për në aktivitetin më të rëndësishëm për klube në kontinent, Ligën e Kampioneve. Blutë luajnë në turin e parë kualifikues, ku pozicionohen në vazon e skuadrave të dobëta (në bazë të koeficientit që ka vendi ynë, i përllogaritur me arritjet e pesë viteve të fundit në kupat e Evropës). UEFA nuk i ka përcaktuar ende datat e shortit dhe ato të ndeshjeve, ndërkohë që mbeten për t‘u "zbuluar" edhe klubet që do të përfaqësojnë Sllovakinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Megjithatë, dinamovitët mund të krijojnë një ide të kundërshtarëve që do të kenë përballë, me shpresën se shorti do të tregohet disi bujar. Skuadrat më të frikshme në vazon e "të fortave" janë kroatët e Dinamos së Zagrebit, suedezët e Goteborgut, apo edhe qipriotët e Anorthosis Famagusta, ku militon portieri i kombëtares, Arjan Beqaj. Kundërshtarë që në asnjë mënyrë nuk duhen nënvlerësuar janë edhe sllovakët e Artmedia Bratislava ose Zilina (në varësi të faktit se cila do shpallet kampione), gjeorgjianët e Dinamos së Tbilisit, sllovenët e Domzhales (skuadra që vitin e kaluar eliminoi Tiranën) dhe lituanët e Kaunasit. Disi më të lehta shtatë kundërshtaret e tjera. Në rast kualifikimi në turin e dytë, mes 14 kundërshtarëve ka edhe emra shumë prestigjiozë, si skocezët e Rejnxhërs ose Sëlltik, ukrainasit e Dinamos së Kievit, belgët e Anderlehtit, çekët e Sparta Pragës, turqit e Fenerbaçe, grekët e Panathinaikos e zviceranët e Bazel.
KUPA UEFA
Në pozita aspak komode janë edhe Vllaznia (fituese e Kupës) dhe Partizani (e dyta në kampionat), që këtë sezon përfaqësojnë Shqipërinë në Kupën UEFA. Në turin e parë kualifikues për zonën e Mesdheut Jugor, edhe këto skuadra klasifikohen në vazon e "të dobëtave". Kundërshtarët e mundshëm të shkodranëve dhe kryeqytetasve janë bullgarët e Lokomotivës së Sofjes, izraelitët e Hapoel Tel Aviv (fitues të Kupës) dhe skuadra që renditet e treta në këtë kampionati, ku në garë janë Makabi Netanja dhe Bnei Sakhnin. Kundërshtarë të tjerë janë kroatët e Hajdukut të Splitit dhe Slaven Belupos, sllovenët e Koper dhe Interblok Ljubljana, qipriotët e APOEL dhe Omonia Nikosia dhe dy skuadra serbe ku Vojvodina është e konfirmuar ndërsa e katërta e këtij kampionati Borak Çaçak dhe Zemuni janë në garë. Në turin e dytë (gjithmonë në rast kualifikimi) si kundërshtare të shqiptarëve mund të jenë turqit e Beshiktash, grekët e AEK Athinë dhe Aris Selanik (ku luan Kristi Vangjeli), bullgarët e Liteks Lovesh dhe Levski e Sofjes.
KUPA INTERTOTO
E vetmja skuadër shqiptare që e njeh kundërshtaren e saj është Besa. Në turin e parë kualifikues të Kupës Intertoto ata do të luajnë kundër qipriotëve të Apollon Limasol. Ndeshjet do të luhen më 21/22 dhe 28/29 qershor. Në rast kualifikimi, në turin e dytë kavajasit do të kenë si rivalë zviceranët e Grasshopers. Takimet e turit të dytë luhen me 5/6 dhe 12/13 korrik.
Champions
TURI I KUALIFIKUES
Dinamo, kundërshtarët e mundshëm
Dinamo Zagreb (Kroaci); Goteborg (Suedi); Anorthosis Famagusta (Qipro); Tampere Junajted (Finlandë); Artmedia Bratislava ose Zilina (Sllovaki); Dinamo Tbilisi (Gjeorgji); Ventspils (Letoni); Domzhale (Slloveni); Rabotniçki (Maqedoni); Modriça, Shiroki Brijeg ose Çelik Zenica (Bosnjë-Hercegovinë); Kaunas (Lituani); Sherif Tiraspol (Moldavi); Drogeda Junajted (Irlandë); Valur (Islandë)
Kupa UEFA
TURI I KUALIFIKUES
Vllaznia e Partizani, kundërshtarët e mundshëm
Lokomotiva e Sofjes (Bullgari), Hapoel Tel Aviv dhe Makabi Netanja ose Bnei Sakhnin (Izrael), Vojvodina dhe Borak Çaçak ose Zemuni (Serbi), Hajduku i Splitit dhe Slaven Belupo (Kroaci), Omonia Nikosia dhe APOEL (Qipro), Interblok Ljubljana dhe Koper (Slloveni)