Kosova në OKB?Serbia po rrezikonvetveten
BEOGRAD- Udhëheqësja e Qendrës për Studim të Krizës Bashkëkohore në Ballkan pranë Akademisë Ruse të Shkencave, njëkohësisht edhe anëtare e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, Jelena Guskova ka thënë se Beogradi po rrezikon duke duke kërkuar deklarimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së rreth çështjes së Kosovës.
Në një intervistë për gazetën “Danas” Guskova ka thënë se në Asamblenë e Përgjithshme “situata është më e ndërlikuar”.
Duke iu referuar pr/rezolutës të dorëzuar nga Serbia, Guskova thotë se “Serbia rrezikon që vazhdon të kërkojë nga Asambleja e Përgjithshme drejtësi”, ndërsa shtron pyetjen se çka do të bëjë Serbia “nëse vendimi i Asamblesë së Përgjithshme nuk do të jetë në favor të saj”.
Udhëheqësja e Qendrës për Studim të Krizës Bashkëkohore në Ballkan paralajmëron se “gjykuar në dokumentet dhe materialet e seancave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit, Rusia, Kina, Sllovakia, Vietnami, Spanja dhe disa shtete të tjera do ta përkrahin Serbinë” në pr/rezolutën e saj.
E pyetur nëse ndarja e Kosovës është një zgjidhje reale, Gusova konstatoi: “Prishtina tani është e hipur mbi kalë, ndërsa Serbia është në mesin e të mposhturve”.
“Ndarja e Kosovës është zgjidhje e mirë për Serbinë, por shqiptarët vështirë se do të pajtohen me këtë. Pse ata të japin një copë kur e kanë mundësinë ta mbajnë të gjithën?”
GJND pak ditë më parë shpalli mendimin këshilldhënës se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtat ndërkombëtare.
(s.g/telegrafi/balkanWeb)