E Diel, 1 Nëntor 2026

Prej trafikut të birësimeve të të jëmës po buron ngritja në karrierë e Olta Xhaçkës

Në vëmendje të publikut po sjellim implikimin e të jëmës së Olta Xhaçkës (Natashës) në historinë e hershme të trafikimit të fëmijëve, si një histori që shpjegon origjinën e avenirit politik që po shoqëron të përzgjedhurën e re të kryetarit të PS-së

Familja, një fjalë sa e shenjtë, aq edhe treguese e një lidhje të shenjtë, është jo vetëm kompleksi, por edhe zbrazëtia, e thënë më ndryshe, ajo gjithçkaja që i mungon Olta Xhaçkës. Për aq kohë sa ky kompleks i madh dhe kjo mungesë jo e vogël e familjes, rëndon mbi Olta Xhaçkën, na pamundësia për të pasur një familje vetë, ajo nuk e ka për gjë të nxjerrë nga goja, pse jo edhe para kamerave të televizioneve, gjithë llumin e mundshëm, ndaj familjeve dhe familjarëve të rregullt.
Jashtë kësaj “skeme” ajo nuk duroi dje, pa qenë “protagoniste”.
Të dëgjoje Oltën dje, ishte më keq se të dëgjoje gratë e ndërmarrjes së Gjelbërimit të Tiranës, apo ...
Pikërisht këtu qëndron edhe diferenca. Të artikuluara ato llum fjalësh nga goja e Olta Xhaçkës, e rendisnin deputeten e PS-së, nën nivelin e fshesaxheshave të kryeqytetit.
Duket kjo nuk përbën ndonjë problem për Olta Xhaçkën.
E bija e Sotirit dhe e Natashës, të cilës i ka munguar “ngrohtësia” familjare, nuk i ka shpëtuar “fatit të keq”, si rezultat i mungesës së kësaj “ngrohtësie”.
“Dhe kur të vijnë të këqijat, hapu derën”, thotë një frazë e urtë popullore.
Dhe Oltës nuk i kanë munguar “të këqija”.
Ndërsa një lidhje e saj afektive, me të birin e Shemsie Kadrisë, ish-bosses së “Gjallica”-s, nuk “shkëlqeu” shumë, Olta, gjithsesi doli e fituar. Pavarësisht se nga e gjithë kjo “histori dashurie”, që përfundoi me një prishje familje, “u venit” para se të çelte, Olta Xhaçka, përfitoi një shtëpi, nga të hollat e kredidhënësve të “Gjallica”-s. Por, gjithsesi, kjo as nuk e kënaq, as nuk e mbush, sepse ‘zbrazëtia” në shtëpinë e ish-burrit të saj, duket “sikur e ha”, dhe kjo vetë, nuk e ka për gjë, të çirret më keq se fshesaxheshat që paguan Edi Rama, për të fshirë rrugët e Tiranës. Nuk është gjë e vogël, që dikush që ka një familje, “t’i bëjë fresk” Olta Xhaçkës.
Pas prishjes së lidhjes afektive të Olta Xhaçkës me të birin e ish-bosses së “Gjallica”-s, për dreq gjërat vazhduan të shkonin keq e më keq. Në tentativë për tu shkolluar në SHBA, në kushtet kur “sponsori gjeneral” tashëm i mungonte, mësohet se Olta Xhaçka, është marrë edhe me punë të tilla, të tipit pastruese, në shërbim të familjarëve të Edi Ramës, kur atyre ju duhej të vizitonin SHBA-të. Zëra, që e njohin Olta Xhaçkën nga afër, tregojnë se Olta Xhaçka është shpallur një person “non grata” në SHBA, pasi kur është larguar prej andej, ka marrë me vete një thes me borxhe, ndaj shkollës, ku pretendon se ka studiuar.
I gjithë ky fat i keq për Olta Xhaçkën, duke se është një “trashëgimi gjenetike”.
Duke përjashtuar, mungesën e “ngrohtësisë” familjare, më tepër, besohet se “të këqijat” Olta Xhaçkës, nuk i janë ndarë nga e ëma e saj, Natasha.
Për Natashën është shkruar e stërshkruar nëpër gazeta, se si vite më parë, ajo ish-gjyqtarja, që duhet të jepte drejtësi, u vu në qendër të një skandali të birësimit të fëmijëve, në mënyrë të jashtëligjshme, prapa të cilit fshihej një krim edhe më i rëndë, ai i trafikimit të organeve. Pas arratisë disavjeçare, mësohet se Natasha tashmë është rikthyer në Shqipëri dhe para televizorit, dëgjon të bijën, që shanë familjet e të tjerëve...
... Në këto rrethana, nuk ka se si Natashës të mos i shpëtojë një ofshamë nga thellësia e shpirtit, sigurisht në adresë të së bijës, e tipit “mos e ngri kokën, kur je e dhjerë...”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›