E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Brenda vitit 2010, asgjësohen gjithë municionet luftarake”

Garanton Ministri i Mbrojtjes

Brenda vitit 2010 do të marrë fund makthi që shkaktohet nga rreziku i municioneve. Kështu u shpreh dje ministri i Mbrojtjes Arben Imami, gjatë mbledhjes së bordit drejtues të asgjësimit të municioneve të tepërta.
Duke renditur prioritetet e institucionit që ai drejton, Imami tha se mbetet me rëndësi marrja në dorëzim e poligoneve. Ndërsa duke u ndalur në rrezikshmërinë që mund të shkaktojnë municionet e tepërta ministri i Mbrojtjes theksoi se do të shpenzojmë çdo gjë është e mundur që brenda 2010 të mos ketë më risk nga municionet.
Gjithashtu Imami kërkoi që të evidentohen të gjitha materialet që mund të jepen për skrap me qëllim që të lirohen sa më shumë ambiente të cilat aktualisht janë nën mbikëqyrjen e forcave të armatosura.
“Ditën që do të shkatërrojmë edhe municionet e rrezikshme atëherë do të jemi të çliruar nga rreziku dhe nga një peshë e madhe që qëndron mbi të gjithë popullin shqiptar dhe jo vetëm mbi ne”, përfundoi fjalën e tij ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›