E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks në Kapshticëe Kakavijë, shqiptarëtkthehen në atdhe

KORCE- GJIROKASTER- Pikat kufitare të Kashticës dhe Kakavijës po përballen me një fluks të madh shqiptarësh që jetojnë jashtë dhe kërkojnë të kthehen në atdhe për të kaluar pushimet. Vetëm paraditen e sotme mbi 12 mijë shqiptarë kanë hyrë nga këto dy pika kufitare. Po punohet me kapacitet të plotë. Në Kapshticë rradha e makinave në pritje për të kalur kufirin grek arriti 3 km.
KAPSHTICE
Gazetarja e NEWS24, Enkeleda Skënderasi informon se sot në mëngjes deri në orën 11.00 rradha e makinave që prisnin të hynin në tokën shqiptare kishte arritur deri në 3 km, në tokën greke. Për më tepër kjo rradhë ishtë me 4 korsi.

Nga pala shqiptare është shtuar personeli i policisë kufitare për të lehtësuar lëvizjen por fluksi i ardhjeve është tepër i madh, bëjnë të ditur burime nga policia kufitare e Kapshticës, të cilave u referohet NEWS24.

Mësohet se vetëm në orët e para të mëngjesit kanë hyrë në tokën shqiptare mbi 7 mijë persona. Vihen re rradhë të gjata dhe për hyrjen në tokën greke. NEWS24 shpjegon këto radhë pasi personeli i policisë greke që punonte në sportelet e hyrjes për në Greqi, është vendosur në sportelet e daljes nga toka helene, për të lehtësuar fluksin e shqiptarëve që po kthehen në atdhe. Nga pala shqiptare po punohet me kapacitet të plotë 8 sportele ndërsa ajo greke me 4 sportele.
KAKAVIJE
Në pikën kufitare të Kakavijës gjatë paradites së sotme kanë hyrë mbi 4600 emigrantë dhe 1400 mjete. Gazetarja e NEWS24 në Gjirokastër Eri Baco thotë se ka fluks por jo rradhë problematike. Nga pala shqiptare po punohet me 9 sportele në hyrje, ndërsa pala greke po punon me 3 sportele në dalje
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›