Kosova në botërorin e Kick-Boxit

Përfaqësuesja e Kosovës në Kick-Box do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që mbahet prej 28 tetorit deri më 3 nëntor, në Spanjë. Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fatmir Sopi, ka thënë se kick-boksierët janë përgatitur nëpër klubet e tyre dhe kanë arritur formën e duhur për këtë botëror.
Kick-boksierët janë të përgatitur në të gjitha pikëpamjet dhe shpresojnë të kthehem me medalje. Është hera e pestë që marrim pjesë në botëror dhe sa herë kemi shkuar jemi kthyer me medalje, tha Sopi, në një konferencë për gazetarë të mbajtur në Prishtinë.
Ndërsa, trajneri i përfaqësueses Lutfi Menxhiqi ka bërë të ditur se në këtë botëror nuk do të marrin pjesë kick-boksieret femra nga Kosova, pasi ato janë të reja dhe pa përvojë të duhur.
Këshilltari i ministrit të Sportit, Muharrem Sahiti, ka thënë se tani për kick-boxin kosovar më e rëndësishme është arritja e sukseseve në Kampionatin Botëror, sesa vetëm pjesëmarrja.
Edhe kryetari i Federatës së Kick-Boxit të Kosovës, Fatmir Makolli, mbetet me shpresë që kick-boksierët kosovarë të kthehen me medalje nga ky botëror.
Kosovën në këtë botëror do ta përfaqësojnë pesë kick-boksierë: Ilir Menxhiqi (60 kg), Egzon Ahmeti (63 kg), Armend Shala (75 kg), Ilir Canolli (80 kg) dhe në kategorinë e veteranëve, Bekim Bejta.