E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryendeshja në Prizren

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll.

Kryendeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet të enjten në Prizren, ku Big Brother Bashkimi e pret ekipin që nuk ka pësuar humbje deri më tash, Trepçën.

Në përballje me Kolegjin EuroSporti, Sigal Prishtina llogarit në fitoren e katërt rresht, derisa lojë interesante pritet të zhvillohet në Mitrovicë, ku Bambi e pret Pejën. Kosova e kërkon fitoren e parë në ballafaqimin e saj në shtëpi me Dritën.

TechnoMarket Superliga Xhiro IV

E mërkurë Ora
Kosova Drita 18:00
Bambi Peja 15:00
S. Prishtina K EuroSporti 20:00

E enjte
BB Bashkimi Trepça 18:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›