E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në ditë zie për tragjedinë e Tisës

Ngjarja e pak ditëve më parë në ujrat e lumit Tisë, në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, ku nga përmbysja e një varke dyshohet se janë shënuar 16 viktima, shtetas të Kosovës, mbetet një ndër tragjeditë më tronditëse që ka prekur vendin. Ndonëse kërkimet vazhdojnë për gjetjen e kufomave të humbura, autoritetet zyrtare të Kosovës, kanë shpallur ditën e sotme në përputhje me Kushtetutën si ditë të zisë. Sipas dekretit të Presidentit Fatmir Sejdiu, data 2 nëntor, në Republikën e Kosovës, në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, të shpallet Ditë zie shtetërore. Me këtë vendim, udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës, t‘i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.

Në kërkim të viktimave të kësaj tragjedie janë trupa dhe forca speciale të Hungarisë he Kosovës, ndërkohë që grupe zhytësish vijojnë kërkimin përgjatë rrjedhës së lumit Tisë. Sipas autoriteteve policore, shumica e qytetarëve të zhdukur në këtë tragjedi janë identifikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›