Emigrantë në radhët e policisë greke
Your browser may not support display of this image. Punësimi i emigrantëve në radhët e policisë, si ndërmjetës me personat e huaj që ndalohen, por edhe i emigrantëve të brezit të dytë në personelin civil të rajoneve të policisë, krijimi i një zyre denoncimesh në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe ndëshkimi i gjithë policëve që "bartin elementë fashistë" me qëllim që të kontrollohen veprimet arbitrare të uniformave blu, janë disa nga prioritetet që shpalli ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Hrisohoidis.
Gjatë një takimi që pati me përfaqësues të organizatës "Të bashkuar kundër racizmit dhe kërcënimit fashist", ministri grek bëri të ditur në rajonet e policisë, në zonat që konsiderohen si më të ndjeshme, se do të bashkangjiten edhe punonjës socialë dhe psikologë.
Fillimi do të bëhet në Agio Pantelejmon, një ndër lagje e Athinës, ku do të emërohen menjëherë punonjës socialë dhe psikologë, si dhe emigrantë për të ndërmjetësuar me emigrantët e tjerë.
Gjatë takimit u shtrua çështja "e bashkëpunimit të policëve me fashistë dhe organizatën Krisi Avgi, si dhe inaktiviteti i policisë gjatë ngjarjeve të disa muajve më parë në Agio Pantelejmona, ku u sulmuan emigrantë". Sipas radios Skai, ministri thuhet të ketë deklaruar se ka qenë edhe ai vetë, dëshmitar i bashkëpunimit të policisë me organizata fashiste. "Kam parë edhe unë si qytetar raste të bashkëpunimit të policëve me banda fashiste. Më trembi gjendja në Agio Pandelejmona. Shteti neglizhoi duke mos marrë në dorë frenat e situatës dhe në fund disa përdorën vetëgjyqësinë. Nga fillimi vitit të ardhshëm gjendja në Agio Pantelejmono do të ndryshojë", tha ministri.
"Ekziston rreziku që nga mungesa e shtetit zyrtar të zhvillohen racizmi dhe vetëgjyqësia", theksoi ministri.
Organizata "Të bashkuar kundër racizmit dhe kërcënimit fashist", denoncoi raste për përdorim të dhunës gjatë ndalimit të emigrantëve dhe shoqërimit të tyre në rajonet e policisë, si dhe kaqtrajtim të tyre gjatë mbajtjes në biruca.