E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, punonjësit e arsimit vijojnë ende grevën

Shkup (ina/start)-Në Maqedoni prej ditësh vazhdon greva e punonjësve të arsimit, shkencës dhe kulturës. Në disa shkolla të veçanta greva është ndërprerë. Deri më tani, negociatat midis qeverisë dhe sindikatës kanë dështuar. Udhëheqësi i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Dojçin Cvetanovski deklaroi se akoma nuk është arritur marrëveshje me Qeverinë për të ndërprerë grevën.

“Kemi bërë përpjekje dhe mendoj se ngadalë po afrohemi për të gjetur zgjidhje të pranueshme të ndërsjellët. Por akoma nuk mund të them se jemi afër zgjidhjes, ndaj greva do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme”-deklaroi Cvetanovski.

Përfaqësuesit e Sindikatës sot në Shkup do të
zhvillojnë takim me përfaqësuesin e lartë të Internacionales së arsimit në Bruksel si dhe me përfaqësues të Komisionit Evropian në Maqedoni.

Sipas Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SHASHK), greva vazhdon për shkak se nuk janë pranuar kërkesat për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive, rritjen e pagesës së ushqimit për 20 për qind nga rroga mesatare si dhe rritjen e pagës së rrugës sipas harxhimeve reale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›