Kosova në zi për viktimat në lumin Tisa
Kreu i shtetit Fatmir Sejdiu në bazë të kushtetutës dhe ligjeve, por dhe në respekt të njerëzve që humbën jetën ka dekretuar mbatjen e zisë në gjithë Kosovën.
Një muaj më parë, në tentativë për të kaluar ilegalisht në Hungari, mendohet që të kenë humbur jetën mbi 15 kosovarë. Mësohet se grupet e familjarëve u kishin paguar shuma të mëdha trafikantëve për të kaluar në vendet perëndimore, por shpresa për një jetë më të mirë u shndërrua në një tragjedi.
Në Kosovë lajmi për këtë erdhi vonë. Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë, ekipet e shpëtimit në lumin Tisa kanë arritur të nxjerrin nga ujrat e lumit tetë kufoma.
Qeveria e Kosovës tha se është angazhuar maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes, ndonëse ajo nuk kishte ndodhur në territorin e saj, gjë që vështirëson përpjekjet.
Kjo tragjedi solli dhe një herë në vemendjen e autoriteteve se ende në vend ka shumë probleme social-ekonomike që i detyrojnë banorët të lëshojnë Kosovën.
Ndërkohë, policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë nisur hetimet duke ndaluar disa persona si të dyshuar në implikimin veprimatrive kriminale dhe trafikut të qenieve njerëzore.
Edhe partitë politike, që garojnë për zgjedhjet e 15 nëntorit kanë paralajmëruar se këtë ditë do të ndëpresin aktivitetet elektorale.