Pakistan, mbi 250 mijë persona braktisin banesat e tyre
Ka shkuar në 250 mijë njerëz numri i pakistanezve të cilët kanë braktisur banesat e tyre. Rritja e ndjeshme e numrit të të shpërngulurve pakistanez ka ardhur si pasojë e ofensivës ushtarake të ndërmarrë nga ushtria e këtij vendi kundër talebanëve në perëndim të vendit. Lajmi është publikuar nga burime informative ushtarake pakistaneze ku shtohet se pjesa dërrmuese e të shpërngulurve janë nga krahina e Veziristanit ku edhe po zhvillohen luftimet më të ashpra mes talebanëve dhe forcave qeveritare.
Mbi 30 mijë ushtarë, qindra avionë luftarakë, helikopterë dhe artileri e rëndë prej disa ditësh janë duke sulmuar pozicionet talebane në Veziristan dhe që prej nisjes së ofensivës qindra mijëra banorë të zonave janë detyruar nga forcat ushtarake të shpërngulen. Ditët e fundit janë shtuar viktimat e sulmeve të papritura me bombë si edhe kamikaze nga ana e forcave terroriste të ushtrisë talebane.