Kosova, një vit më pas
Përshkrimi: Monumenti i quajtur "NEWBORN", i cili qëndron në qendër të Prishtinës, simbolizon situatën e vendit për të cilin edhe u krijua. Në 17 shkurt 2009, qytetarët do të festojnë datëlindjen e parë të shtetit të tyre. Po flasim për Kosovën, shtetin më të ri në botë...
Quhet Bruno Fert, është francez. Ka zgjedhur fotografinë si mjetin më të mirë për t‘u shprehur. Nuk fotografon peizazhe, as perëndimin apo lindjen e diellit... Në fokusin e tij janë portretet njerëzore. Nëpërmjet tyre ka zgjedhur të rrëfejë ndryshimin, histori të suksesshme dhe të guximshme personale. Këta janë personazhet e tij, fotografi kështu i do. Në Kosovë u gjend me një qëllim të caktuar. Takime dhe fotografi portretesh të shqiptarëve të Kosovës. Fotografitë dhe personazhet që pasqyrohen në to janë edhe imazhi i Kosovës, të cilin me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë do t‘i publikojë në një prej mediave më të rëndësishme në vendin e tij, në Francë. Është një projekt të cilin e ka nisur i vetëm. Janë një mesazh për publikun francez, por edhe një tjetër arritje vetjake për fotografin, i cili pasi ka studiuar në Shkollën e Arteve të Bukura të Parisit e më pas edhe në Nju Jork, e vendosi përfundimisht se fotografia është profesioni dhe dashuria e jetës. Ka sjellë reportazhe prej kampeve të refugjatëve palestinezë në Lebanon. Më pas realizoi edhe një seri fotoreportazhesh prej Lindjes së Mesme, në vende si Iraku, Izraeli, territoreve palestineze dhe Egjiptit. Ai punon si fotoreporter për media të ndryshme franceze dhe ndërkombëtare. Në vitin 2007 u vlerësua me çmimin e tretë në konkursin "World Press Photo".
Me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ju keni përgatitur një set fotografish, portrete njerëzore. A keni parë ndryshime në sajë të tyre?
Unë i kam realizuar këto fotografi sepse kam shumë dëshirë t‘i shpjegoj publikut francez situatën e këtij vendi. Secili portret që kam realizuar në Kosovë, rrëfen një pjesë të historisë së këtij shteti të ri. Unë dëshiroja të ilustroja çështje të ndryshme nga njerëzit.
Cili është mendimi juaj për Kosovën pas gjithë sa keni parë aty?
Unë dua të tregoj në Francë se Kosova është një shtet i ri, më i riu në botë. Se përgjatë këtyre dhjetë viteve të fundit është kthyer në një lloj laboratori për komunitetin ndërkombëtar, që ka ndërtuar të gjitha institucionet duke imponuar në këtë mënyrë edhe standarde demokratike. Të rinjtë sidomos e kanë ndier erën e ndryshimit dhe kanë përqafuar e ndërruar kapitull pas luftës. Pas periudhës së gjatë të represionit serb në këtë vend të ri, gjithçka mbetet për t‘u ndërtuar nga e para, ose të krijohet sërish. Pavarësisht vështirësive politike dhe ekonomike shumë të larguar i janë kthyer Kosovës, kanë zgjedhur të ndërtojnë jetën në shtetin e tyre të ri. Janë ata që kanë fuqinë të ndërtojnë këtë vend të cilin e kanë ëndërruar për një kohë shumë të gjatë. E janë pikërisht këta edhe subjektet të cilëve u jam referuar për të ndërtuar fotoreportazhin tim, që do ta publikoj në Francë me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Bruno, çfarë është për ju fotografia, si ndodhi që u lidhët kaq shumë pas saj?
Mua më pëlqen të rrëfej histori. Nisa të studioj fillimisht videot dhe të realizoja dokumentare, e filma gjithashtu, për të kaluar më pas te fotografia, sepse të merresh me të është vërtet më e thjeshtë: ty nuk të duhet të gjesh një producent për të fotografuar. Mund të nisësh një projekt tëndin privat dhe më pas mund ta bësh atë publik nëse dëshiron. Në këtë kuptim me fotografinë ndihesh më i lirë.
Pse keni zgjedhur të jeni fotograf i portreteve njerëzore?
Kam zgjedhur të fotografoj portrete njerëzore, sepse më pëlqen që nëpërmjet jetës së njerëzve të arrij të shpjegoj situata të caktuara. Për mua, kjo është një mënyrë për të shpjeguar edhe situata të caktuara politike, por pa e humbur sfondin human të kësaj situate. Me pak fjalë, kjo zgjedhje e imja do të thotë se pas politikës, luftës, apo marrëveshjeve për paqe, gjithnjë ka njerëz që jetojnë dhe i përjetojnë këto situata.
A i shikoni këto fotografi, këto portrete, si një lloj "ditari" të atyre që ju keni parë kudo ku keni qenë dhe ku keni fotografuar?
jo, nuk është saktësisht kështu: sepse që fotoreportazhet e mia të publikohen më pas, është e rëndësishme që të fokusohem në tema apo histori të veçanta, më mirë akoma në histori të reja. Pra, në këtë kuptim këto fotografi nuk janë një ditar personal. E duke qenë se portretet gjithnjë rrëfejnë diçka, këtë nuk e bëjnë vetëm për veten e tyre, ato rrëfejnë edhe për fotografin, transmetojnë veten e tyre para objektivit.
Çfarë kanë të përbashkët të gjitha portretet njerëzore te të cilat jeni fokusuar, pavarësisht se ku i keni realizuar ato?
Pavarësisht origjinës dhe ndryshimeve, subjektet të cilave unë u jam referuar kanë të përbashkët identitetin, marrëdhënien midis atdheut, tokës dhe vetes.
Në këndvështrimin tuaj si fotograf, sa të rëndësishme janë emocionet e figurave te të cilat përqendroheni për të realizuar fotografitë?
Janë shumë të rëndësishme dhe këto emocione janë të lidhura ngushtë edhe me sjelljen time përballë modelit. Për këtë arsye unë them se portreti i dikujt tjetër është në një farë mënyre disi edhe portreti i vetë fotografit, një lloj autoportreti.
Përveçse në Kosovë, a keni qenë ndonjëherë në Shqipëri? Cili është opinioni juaj për këto dy vende?
Unë nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri. Ndoshta do të vij së shpejti, sepse më pëlqen mjaft Kosova dhe mendoj se më ka ndikuar në kureshtjen për të parë edhe vendin tuaj. Duket se janë të njëjtët njerëz në këto dy vende.
1
"NEWBORN". Fisniku 35-vjeçar është drejtori artistik dhe ideatori i skulpturës monumentale më të njohur kushtuar shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Tashmë ky monument është kthyer në një pikë të rëndësishme në Prishtinë, ndërsa është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme ndërkombëtare
2
Administrim ndërkombëtar apo neokolonializëm? Albin Kurti, 33 vjeç. Karizmatik dhe i palodhur, Albini ka qenë i burgosur në Serbi. Sot ai drejton lëvizjen "Vetëvendosje", e cila denoncon mospëlqimin ndaj administrimit ndërkombëtar në institucionet më të rëndësishme të vendit
3
Gjithçka përveç politikës! Rona Nishliu, 22 vjeçe, është një yll i ri i njërës prej radiove më të ndjekura në Kosovë. Gjatë programit të saj, Rona, që është edhe këngëtare, u flet dëgjuesve për gjithçka përveç politikës. "Programi im është një dritare për jetën e vërtetë", thotë ajo
4
43% e popullsisë është e papunë. Shefqeti, 36 vjeç, ka nisur të shesë cigare në rrugë që kur ishte 17 vjeç. Ai asnjëherë nuk ia ka dalë të gjejë një punë të vërtetë. Ai arrin të fitojë përafërsisht 250 euro në muaj, që do të thotë rreth 100 euro më shumë se sa një rrogë mesatare
5
Duke u frymëzuar... Flutura dhe Gresa e dinë se kosovarët kanë probleme shumë më të mëdha e nuk mund t‘i kushtohen botës së modës. Të porsadiplomuara për dizajn, ato punojnë për koleksionin e tyre të parë. "E nisëm nga zeroja. Ne frymëzohemi prej detajeve të së përditshmes", thonë ato
6
Mafia dhe korrupsioni. Astriti dhe Teuta interpretojnë në "Our Cafe", një prej telefilmave më popullorë në Kosovë. Bekim Qorri (Astriti) është mafioz: korrupton politikanët, shet armë e është pjesë e trafiqeve të ndryshme
7
Ajo ka marrë diplomën e gjimnazit në moshën 30-vjeçare. 13% e femrave në zonat rurale të Kosovës janë të paarsimuara. Shehendere nuk shkoi më në shkollë, sepse ishte tepër e rrezikshme për një vajzë nga një fshat i izoluar të shkonte e vetme në shkollë. Pas luftës, ajo krijoi një organizatë, qëllimi i së cilës është arsimimi i femrave në fshat
8
Zegut 78-vjeçar asnjëherë nuk i kishte shkuar në mendje se do të arrinte ta përjetonte pavarësinë e Kosovës. Dy prej djemve të tij kanë ndërruar jetë në moshë të re në burgjet jugosllave. Ai është i shqetësuar: në nëntor të vitit 2008, Kombet e Bashkuara dhe Serbia negociuan një marrëveshje që kërcënon integritetin territorial e Kosovës
9
Minoritetet. Arianiti është rom. Ky komunitet përfaqëson 1,7% të popullsisë. Të parë si "bashkëpunëtorë" prej shqiptarëve, më shumë se 200000 rom lanë vendin pas luftës. Edhe pse të mbrojtur prej Kushtetutës, romët e Kosovës kanë ende vështirësi. Vetëm 10% e fëmijëve romë përfundojnë shkollën fillore
10
Të jesh serbe në Kosovë. Adrijana jeton në një fshat të vogël serb në Kosovë. Pas largimit të ushtarëve francezë të KFOR-it, ajo sërish nuk e ndien veten rehat në vendin e saj të ri. Ajo ndjek universitetin serb në veri të Mitrovicës. Është e shqetësuar për të ardhmen e saj, edhe pse flet shqip
11
Një flamur politikisht korrekt. Trimi ka qenë luftëtar i UÇK-së. Tani është një dizajner, fitues i konkursit për realizimin e flamurit të Kosovës. Administrata ndërkombëtare ndaloi përdorimin e ngjyrave kuq e zi, ngjyrat sllave dhe shqiponjën si simbol etnik... "Nuk kisha zgjedhje tjetër, veç përdorimit të ngjyrave të flamurit evropian! Po realizimi i flamurit të Kosovës mbetet puna më e bukur e jetës sime"