E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova organizon konferencën e investitorëve për energji

PRISHTINë- Kosova do të organizojë konferencën e investitorëve për energji, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Prishtinë më 20 dhe 21 janar, pas ftesës ku shprehet qartë interesimi për projektin e termocentralit të ri ''Kosova e Re''. ''Ftesa ku shprehet qartë interesimi për projektin e termocentralit të ri ''Kosova e Re'' është publikuar dhe afati do të jetë deri më 29 janar 2010'', theksoi dje ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula, në mbledhjen e qeverisë. Ajo shtoi se ''qëllimi i konferencës është tërheqja dhe informimi plotësues i investitorëve. ''Deri tani janë regjistruar 30 investitorë të njohur ndërkombëtar dhe pritet që deri më datën 20 të kemi edhe numër më të madh të këtyre investitorëve'', shtoi minstrja. Sipas saj, kompanitë e interesuara vijnë nga SHBA, Gjermania, Zvicra, Turqia, Greqia, Kroacia, Maqedonia dhe vende të tjera. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›