E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova pa mbikqyrje, PDIU: Moment historik për kombin

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur sot përfundimin e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja thekson se ky vendim shënon një moment të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.
 

“Pavarësia e plotë e institucioneve të Kosovës për të vepruar në përputhje me parimet demokratike do të thotë mundësia e ushtrimit të sovranitetit të plotë nga autoritetet e Prishtinës si në veprimtarinë e brendshme ashtu edhe në marrëdhëniet me jashtë” thekson PDIU.
 

Sipas, PDIU-së përfundimi i mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës është dëshmi që vërteton konsolidimin e institucioneve të Kosovës dhe demokratizimin e tyre.

“Tashmë, përpara autoriteteve të Prishtinës lind përgjegjësia e madhe për të vijuar më tej proceset demokratizuese dhe integruese, duke nisur përsëpari nga integrimi ekonomik i shqiptarëve në Ballkan” përfundon deklarata e PDIU-së.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›