E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, gjendet i vdekur një 49-vjeçar

Vrasje, apo vetëvrasje? Kjo është dilema e radhës e ngritur pas gjetjes se një personi të vdekur në fshatin Madhesh, të komunës Ulëz në Mat. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, ku viktima Mëhill Gjeçi, 49 vjeç është gjendur nga familjarët i vrarë me armë zjarri vetëm 3 metra larg shtëpisë së tij.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, të cilët pas verifikimeve paraprake, kanë deklaruar se pranë trupit të viktimës është gjendur një armë zjarri, i llojit pushkë, dhe rreth një metër larg një gëzhojë plumbi. Viktima ka ndërruar jetë, pasi plumbi e ka goditur në zemër, ndërsa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Një grup hetimor është ngritur për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së këtij personi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›