E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Makina e Shullazit, jo në pronësi të Kuvendit

Policia e Tiranës ka sqaruar sot në lidhje me makinën e përdorur gjatë momenteve të kapjes të Emiliano Shullazit dy ditë më parë në kryeqytet.
 

Në një deklaratë për shtyp policia thekson se automjeti me targë TR 2703 L e përdorur nga Shullazi nuk është pronë e Kuvendit të Shqipërisë, pasi më datë 19 Shtator 2011 shtetasi Besnik Dogushi, ka blerë këtë automjet me ankad nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit.
 

Sipas policisë gjatë deklarimeve të dhëna në polici, shtetasi Besnik Dogushi thekson se, automjetin me targë TR.2703 L e ka lënë për ta shitur në një servis në Laprakë dhe më pas këtë automjet e ka blerë në këtë shtetasi Emiljano Shullazi, pa kryer ende veprimet ligjore për ndërrimin e pronësi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›