E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martin Heidegger, nazist apo filozof?

Autori i Lajmit: Redaksia
Me dekada filozofi gjerman Martin Heidegger ka qenë subjekt i një debati të zjarrtë. Kritika e tij ndaj teknologjisë dhe mendimit perëndimor ka depërtuar thellë në teorinë e arkitekturës, psikologjisë dhe letërsisë dhe ka frymëzuar disa prej lëvizjeve intelektuale më me ndikim të shekullit njëzet. Por ai ishte gjithashtu një nazist i zjarrtë. Tani libri, i cili do të botohet së shpejti në anglisht, ka ringjallur debatin e largët rreth asaj nëse njeriu mund të jetë i ndarë nga filozofia e tij. Duke u mbështetur në prova të reja, autori, Emmanuel Faye, argumenton se idetë fashiste dhe raciste janë aq të endura në strukturën e teorive të Heidegger-it saqë ato nuk e meritojnë më të quhen filozofi. Si rezultat i kësaj, deklaron Faye, veprat e Heidegger-it dhe shumë fusha të ndërtuara mbi to kanë nevojë të rishqyrtohen në mënyrë që të mos përhapin ide të liga aq të rrezikshme për të menduarit modern sa “ishte lëvizja naziste për ekzistencën fizike të njerëzve të asgjësuar.” I botuar për herë të parë në Francë në vitin 2005, libri “Heidegger: The Introduction of Nazism Into Philosophy,” i fton profesorët e filozofisë ti trajtojnë veprat e Heidegger-it si fjalime urryese. Bibliotekat, gjithashtu, duhet të ndalen së klasifikuari veprat e përmbledhura të Heidegger-it si filozofi dhe në vend të kësaj ti përfshijnë ato nën historinë e nazizmit. Këto masa do të funksiononin si etiketë paralajmëruese, sikurse kafka me kockat e kryqëzuara në shishet e helmit, për të parandaluar shtrirjen e pavëmendshme të ideve të tij më të neveritshme, të cilat zotëri Faye i rëndit, siç janë lartësimi i shtetit mbi individin, pamundësia e moralitetit, antihumanizmi dhe pastërtia racore. Libri është sulmi më radikal i bërë deri më tani ndaj Heidegger-it (1889-1976) dhe do të ngrejë në këmbë trajtimin e fushës filozofike të veprës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për më shumë edhe në Francë, ku Heidegger shpesh është kërkuar për lexim për shkallë të avancuar. Zotëri Faye, profesor i asociuar në Universitetin e Parisit, Nanterre, jo vetëm që dëshiron të përjashtojë Heidegger-in nga radhët e filozofëve, por ai dëshiron të sfidojë kolegët e tij të rimendojnë qëllimin e filozofisë dhe marrëdhëniet e saj me etikën. Në të njëjtën kohë studiuesit e disiplinave të tilla si poezia dhe psikanaliza duhet të jenë të obliguar të rishikojnë përdorimin e ideve të Heidegger-it. Megjithëse zotëri Faye flet rreth lidhjes së afërt ndërmjet Heidegger-it dhe politikës aktuale ekstremiste të krahut të djathtë, intelektualët e krahut të majtë janë frymëzuar më shpesh nga idetë e tij. Ekzistencializmi dhe postmodernizmi e po ashtu edhe sulmet shoqëruese të kolonializmit, armët atomike, shkatërrimi ekologjik dhe pikëpamjet universale të moralit janë të gjitha të bazuara në kritikën e tij mbi traditën dhe mendimin kulturor perëndimor. Richard Ëolin, autor i disa librave mbi Heidegger-in dhe lexues i afërt i librit të Faye, ka thënë se nuk është i sigurt nëse mendimi i Heidegger-it është tërësisht i prishur nga nazizmi siç argumenton zotëri Faye. Megjithatë ai e pranon se sa shumë idetë e Heidegger-it janë derdhur në kulturën e gjerë. "Unë në asnjë mënyrë nuk jam duke hedhur poshtë ndonjë nga këto fusha për shkak të ndikimit të Heidegger-it," shkroi ai në një mesazh në e-mail duke iu referuar ndikimit të postmodernizmit nëpër akademi. "Unë thjesht jam duke thënë se ne duhet të dimë më shumë për mbetjet ideologjike dhe konotacionet e një mendimtari siç është Heidegger para se të pranojmë naivisht apo në mënyrë të gatshme diskursin e tij.” Ndonëse libri në anglisht, i botuar nga Yale University Press, nuk do të dalë në Shtetet e Bashkuara për disa javë, tashmë është duke bërë zhurmë, siç është sinjalizuar nga një ese në The Chronicle Revieë, gazetën e opinioneve dhe ideve të The Chronicle of Higher Education. Në një ese të titulluar “Heil Heidegger!” Carlin Romano, kritik që shkruan për The Revieë, e ka quajtur Heidegger-in llafazan të pyllit të zi dhe mashtrues që ishte mbivlerësuar në lulen e jetës së tij dhe çuditërisht edhe tani i respektuar nga ndihmësit. Pak njerëz e kanë lexuar librin, por artikulli ka prodhuar më shumë se 150 komente online nga kritikuesit dhe mbrojtësit e vrullshëm, më shumë sesa ndonjë shkrim tjetër që ka botuar The Revieë gjatë këtij viti, ka thënë Liz McMillen, botuese. Të tjerët i janë bashkuar poteres. Ron Rosenbaum, autor i “Explaining Hitler,” madje ka zgjeruar argumentin e filozofes gjermano-hebreje Hannah Arendt, ish studente dhe dashnore e Heidegger-it. Duke cituar një ese të vonë të historianit Bernard Ëasserstein, Zotëri Rosenbaum ka shkruar në Slate.com se të menduarit e Arendt rreth holokaustit dhe formulimi i saj i famshëm, “banaliteti i së keqes,” ishin kontaminuar nga Heidegger dhe veprat tjera antisemite. Komentuesit nxehtësisht kanë refuzuar nocionin sipas të cilit idetë e rëndësishme nuk mund të distilohen nga idetë e ndyra. Duke shkruar për ueb sajtin e The Neë Republic tnr.com, Damon Linker ka deklaruar se është “absurde” të “përfshihet i tërë korpusi filozofik i Heidegger-it.” Ai dhe të tjerët kanë përsëritur pikëpamjet e filozofit amerikan me ndikim të madh Richard Rorty, i cili njëherë kishte shkruar në The Neë York Times, “Nuk mund të lexoni shumicën e filozofëve të rëndësishëm të kohëve të vona pa e marrë parasysh mendimin e Heidegger-it.” Megjithatë, Zotëri Rorty ka shtuar se “era e tymit nga krematoriumet do të mbetet në faqet e tyre.” Në sytë e zotëri Faye filozofia e Heidegger-it nuk mund të ndahet nga politika e tij në një mënyrë si, të themi, aftësitë poetike të T.S. Eliot-it apo teknikat kinematografike të D. Ë. Griffith-it mund të vlerësohen në mënyrë të pavarur nga besimet e tyre. Derisa ai nuk e diskuton vendin e Heidegger-it në panteonin intelektual, zotëri Faye i rishikon ligjëratat e tij të pabotuara dhe nxjerr përfundimin se filozofia e tij ishte bazuar në idetë e njëjta sikurse nacional-socializmi. Pa e kuptuar dheun në të cilin është e rrënjosur filozofia e Heidegger-it, argumenton Faye, njerëzit nuk mund ta kuptojnë se idetë e tij mund të kultivohen në drejtime të turbullta. Sentenca e Heidegger-it për të qenë i vërtetë dhe i lirë nga kufizimet tradicionale, për shembull, mund të çojë te një refuzim i moralitetit. Denoncimi i arsyes dhe modernizmit të pashpirt mund të kalojë në një anti-intelektualizëm të ashpër dhe në glorifikim të “gjakut dhe dheut.” Ndjenjat për Heidegger-in janë zier me vite. Ai i ishte bashkuar partisë naziste në vitin 1933 kur ishte bërë rektor i Universitetit të Freiburg-ut dhe kishte mbikëqyrur shkarkimin e të gjithë profesorëve hebrenj. Pas luftës Heidegger-it i ishte ndaluar mësimdhënia nga një gjykatë e denacifikimit. Në vitet e pesëdhjetë Arendt i kishte rindërtuar lidhjet me të dhe ishte munduar të rigjallëronte reputacionin e tij. Heidegger ka qenë kritik i shoqërisë moderne teknologjike dhe i traditës filozofike perëndimore që e lartësoi atë. Ai ka argumentuar se ne duhet ta tejkalojmë këtë traditë dhe të rimendojmë natyrën e qenies apo ekzistencës njerëzore. Proza e tij është aq e ngjeshur saqë disa studiues kanë thënë se mund të interpretohet si mesatare, derisa të tjerë e kanë hequr tërësisht si dërdëllisje. Ai, megjithatë, gjerësisht konsiderohet të jetë një prej mendimtarëve më të mëdhenj dhe më me ndikim të shekullit. Teologët e kanë përdorur kritikën e tij të arsyes për të shpjeguar kapërcimin e besimit; arkitektët janë frymëzuar nga refuzimi i tij i rregullave konvencionale për të prezantuar një bufe të stileve, materialeve dhe formave të reja për dizajnin e ndërtesave. Kritika e tij për teknologjinë mekanike ka tërhequr ambientalistët dhe planifikuesit. Një grindje verbale mbi teoritë e Heidegger-it nuk duhet të jetë befasuese. Në fund të fundit, pozicioni klasik amerikan mbi atë se si duhet ti trajtojnë shoqëritë liberale idetë e rrezikshme është më shumë se diskutim. Kjo është pikërisht ajo çfarë zotëri Faye thotë që dëshiron. Në këndvështrimin e tij të mësosh idetë e Heidegger-it pa demaskuar simpatitë e tij të thella për nazizmin është mu sikurse ti tregosh një fëmije fishekzjarrë madhështorë pa ia tërheqë vëmendjen se një raketë e ndezur mundet edhe të shpërthejë në fytyrën e ndokujt.
(The New York Times)

Ky lajm është publikuar: 20/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›