E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reporteri u shpëton rrëmbyesve talebanë

Një reporter i gazetës amerikane "The New York Times" ka arritur t‘u shpëtojë nga duart talebanëve, pasi u mbajt nga ekstremistët islamikë për shtatë muaj në rajonin kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit. Lajmi u bë i ditur dje nga e përditshmja, e cila sqaronte se gazetari Deivid Rohde, bashkë me reporterin vendas Tahir Ludin dhe shoferin Asadullah Mangal, kishin rënë në duart e ekstremistëve që në nëntor. Sipas "The New York Times", reporteri kishte mundur të arratisej duke u kacavjerrë në murin e ndërtesës ku mbahej.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›