E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të paktën 80 viktima prej shpërthimit

Numri i viktimave prej sulmit të së shtunës me autobombë në Irakun Verior i ka kaluar të 80-ët, bënë dje me dije autoritetet policore në vend. Sulmi u krye në një zonë mjaft të populluar të qytetit Taza, i banuar në pjesën dërrmuese nga shiitë turkmenë. Pas sulmit në qytet dhe rrethinat e tij u ngritën një numër i madh postblloqesh nga ana e policisë, ndërkohë që ngjarja tragjike - që rezulton më e rënda e shkaktuar prej një sulmi të vetëm - është ende nën hetim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›