TRIPTIK PR NJ DISIDENTE
E kam kundruar disa here ate fotografi tejet te vecante. Nje fytyre e paster femre serioze aspak e frikesuar qe ka para nje mikrofon. Foto e nuserimit te saj te pashembullt. Do te behej dhe ajo nuse do te kishte nje familje si te tjerat do te mbulohej nga zerat e femijeve te saj. Por jo. Gjithcka do te merrte fund aty. Tek ajo fotografi e rralle nga me te trishtat e njeheresh nga me te fismet e rruzullit. Nuk dihet saktesisht se cfare ajo eshte duke thene a mos thene ne ate salle hijerende para atij mikrofoni shurdhmemec qe kerkon prej saj fjale fajesie qe ajo nuk i shqipton dot. Eumlshte nje fotografi unike pafajesie e profilit disident te nje intelektualeje ne boten komuniste te Lindjes qe meriton nje cmim special dhe si e tille. Ajo nuk eshte aty per te pozuar para atyre njerezve per ndonje kurore lavdie a per tu shpallur mis. Perkundrazi ajo nuk ka dashur kurrsesi te gjendet ne ate vend ne ate salle ne ate fotografi Eumlshte sidoqofte ne gjyqin e saj.
Eumlshte viti 1946 kur shkrimtarja e re Musine Kokalari do te denohej si disidente e regjimit komunist e para grua disidente. Kishte guxuar te krijonte Partine Social-Demokrate ne vitin 1943 per ti dhene nje tjeter fytyre politikes se kohes qe ajo e shihte jo pa dyshim ndaj nuk mund te ishte me e lire pas triumfit te pushtetit popullor. Dhe do te mbyllej per 15 vite ne burg politik deri ne 1961 kur do te lirohej per te vazhduar te ishte serish e izoluar kesaj here ne internim per njezet e dy vjet te tjera deri ne vitin 1983 kur do te nderronte jete ne qytetin e Rreshenit ku kishte banuar ne nje shtepi perdhese mes baltes dhe ferrave.
Ishte ajo fotografia e saj qe i kishte sjelle ate fat te mbrapsht. Ai gjyq. Por per cudi ajo foto eshte e hijshme. Shprehese. Domethenese. Asnje lloj rebelimi ne syte e saj. Ajo e dinte tashme udhen e ferr-fatit te vet. Fatet ne kete bote ndaheshin ani se ajo ishte nga qyteti i Udheheqesit te vendit nga e njejta lagje. Kishin qene njohur sigurisht madje ishte thene se ai e kishte adhuruar vajzen e Kokalareve... por ajo nuk kishte qene dakord. Dy gjirokastritet kishin qene me studime jashte vendit ajo ne Itali ai ne France ajo ishte kthyer pasi kishte doktoruar per letersi me nje studim per Naim Frasherin ai i kishte nderprere studimet per jurisprudence. Tani ja se ku ishin ai ne krye te shtetit te vet te majte ajo ne fundin e fundit te atij regjimi dhe pse aspirata e saj politike kishte qene po ashtu e majte por socialdemokracia dhe jo komunizmi. Tash qe ajo kishte rene nga vakti nuk mund te gjendeshin per te nje pale cizme te reja qe kembet e saj te brishta te mos griheshin nga lluca balta dhe gelqerja teksa ajo perziente gjithe diten llac ne ndertimin e godines se re te spitalit. Pse kembet e asaj kulakes te dhimbsen ty - i ishte hakerryer teknikut te punimeve njeri nga shefat e ndermarrjes...
Shfletoj vepren e Musinese ne dy vellime. Sillem neper jeteshkrimin e saj dhe serish ndaloj tek ajo foto gjyqi ne faqen e pare. Fotoja e fundit publike e saj. Nuk kam pare nje te dyte si ajo ndaj dua ta kem gjithnje ne studion time kur shkruaj... Ne ate veshtrim ka dicka te pathene deri ne fund. Te pakryer. Sic ngjet mbase me te gjitha ikonat e kesaj bote me shembelltyrat femerore - hyjnore qe nga Dea...
Biblioteka e qytetit te vogelKur nuk mund ti kishte me njerezit prane kishte librat te vetmit shpirtra me te cilet mund te fliste ne vetmine e saj qe sdinte te sosej me disa dhjetevjecare. Edhe vetmia i pergjohej nga sy te fshehte te regjimit politik te cilit ajo i kishte kunder qe ne rinine e saj. Asgje se lidhte me pejzat e asaj kohe dhe as qe mund ti perjetonte bubullimat propagandistike te regjimit. Madje ajo tashme nuk i ndiente ato ishin te huaja per gruan si nje cope mermer i bardhe qe koha e shkrinte pa meshire. Banesa e saj ishte nje kthine e vogel ne te vetmin mocal te qytetit ku rronte dhe ndonje familje tjeter me damken e deklasuar. Musineja ne ate dhome kishte vetem shtratin prej druri librat e shumte ditarin e saj dhe kujtesen e nje kohe te kaluar. Kujtesen e bardhe te kohes se studimeve ne Rome dhe ate te erret te pas Luftes se Dyte kur ajo do te persekutohej si e gjithe elita intelektuale e vendit. Tani ajo duhej te paraqitej mengjes e mbremje ne sportelin e Deges se Brendshme per te thene se ishte aty se nuk kishte marre arratine se nuk ia kishte me te pabese regjimit...
Ajo kishte vetem nje tempull ku falej ne njezet e dy vjet librin biblioteken e qytetit ne katin e dyte te pallatit te kultures e vetmja shtepi qe ajo nuk e kishte te ndaluar. E njihnin per lexuese te zellshme po askush nuk e dinte se ajo kishte qene shkrimtare ne rinine e saj se kishte botuar 4 libra se kishte studiuar per letersi se kishte pasur korrespondence me ajken e dijetareve e shkrimtareve te kohes Angelo Leotti Sotir Kolea Lasgush Poradeci Aleksander Xhuvani Ernest Koliqi Lumo Skendo Bilal Xhaferi etj. Per cudi adresa e saj jo gjithkund ishte shuar vazhdonin ti vinin ende revista te huaja nga Italia Anglia Kanadaja teksa ne zyrat qeveritare hynin vetem revistat kineze.
Biblioteka e vogel e Rreshenit si e re qe ishte librat e saj nuk i kishte as ne fondin e rezervuar. Ne ate fond ishin vetem nja dyqind libra kryesisht revistat Hylli i Drites Kumbona e se Dielles apo botime si Visaret e Kombit Shkrimtare shqiptare dhe pak libra italisht qe i kishte sjelle nga Shkodra mesuesi i historise Kin Baqli. Musineja shkonte ne biblioteke kater-pese dite ne jave qendronte dy-tre ore duke lexuar libra artistike politike albanologjike etj. Shfrytezonte fondin germonte pareshtur ne skedar. Nuk ka dyshim se kartela e saj ishte e pakrahasueshme me te asnje lexuesi tjeter ne qytet. Aty ajo ishte ne hulline e saj te panderruar si krijuese dhe studiuese. Kujton nje ish-punonjes i bibliotekes i viteve lsquo70 Njehere kur ajo ishte ne sallen e leximit me nje turre librash perpara bie telefoni. Ishte sekretari i Komitetit te Partise. Me kishte thirrur posacerisht per Musinene si ta kishte pare nga dritarja se ishte aty. Ne fillim me pyeti se cfare librash lexonte lsquoajo plaka e deklasuar pastaj me kerkoi qe te beja gjithcka qe ta perzija nga biblioteka te mos i jepja libra me vete sidomos jo me shume se nje liber e te tjera forma presioni qe asaj ti behej e merzitshme dhe te ikte. Por une nuk kisha te drejte te veproja ashtu. Rregullorja nuk e pengonte lexuesin te merrte libra ne shtepi....
Zonja e larte kishte vendosur nje marreveshje te heshtur me njerezit e qytetit verior te cilet e admironin per pamjen veshjen gjithe sqime urtesine e saj proverbiale dhe ajo marreveshje e pazakonte e saj me qytetin ishte buzeqeshja. Vetem kaq mund ti dhuronin dhe tu dhuronte njerezve. Nje levizje te lehte koke. Nje buzeqeshje dashamirese. Ndonjehere dhe fliste pak fjale me grate i keshillonte per femijet gatimin a dicka tjeter keso lloji dhe kjo nuk i merrej per te keq. Por jo me shume. Ajo duhej te ishte thjesht nje hije per qytetin. Nje hije qe shkonte e vinte permes vetmise se saj. Festat tubimet ceremonite koncertet diskutimet letrare ishin te palejueshme per te. Ajo ishte nje e izoluar nga jeta publike. Ajo nuk mund te udhetonte per ne Tirane. Nuk duhej te shihej atje dhe askund tjeter. Per ne kryeqytet mundi te udhetonte vetem njehere ne vdekjen e nenes se saj...
Frekuentonte rregullisht dhe kinemane e qytetit qe ishte si te thuash ndalesa e dyte pas bibliotekes publike. Zakonisht i ngjiste doren ndonje femije qe gjente aty te porta duke u lutur qe ta fusnin pa bilete dhe me te perdore hynte brenda. Femijet ishin nje pasion i saj por ajo shihej mes tyre vetem sa ata ishin te vegjel. Nuk qellonte qe ajo te afrohej ndonjehere te dyert e gjimnazit pasi fill do ti kerkohej te largohej se po na prish rinine... Flitej se ajo ishte Emira Velo e Para Agimit te Shevqet Musarajt qe asokohe ishte nje roman jo pak i bujshem qe ne shkolle behej referat. Si duket edhe kur e la vete letersine nuk e la letersia ate Musineja ishte serish ne letersi po kesaj here jo si autore po si personazh. Edhe pse nuk mund te benin asgje per kete intelektuale tipike te viteve lsquo30 qe koha e turbullt e luftes dhe e pasluftes e perlau si ortek me vellezerit dhe njerezit e tjere te familjes qellonte qe ndonje i njohur i saj i viteve te shkuara intelektual i degjuar te mos e kthente koken anash kur haste ne te. Ne vitin 1974 Aleks Buda kryetar i Akademise se Shkencave gjate nje vizite ne Rreshen me te degjuar se Musineja ishte aty kerkoi ta takonte pa e degjuar fort ndonje shoqerues lokal qe po kujdesej pak si teper qe profesori te mos gabonte duke u takuar me armiken...
Jeteshkrimi i saj i vertete tashme ishte harruar. Askujt nuk i interesonte se kush kishte qene ajo grua. Biografia e armiqve fshihej mbetej vetem ajo pjesa armiqesore e saj qe trumbetohej ore e cast. Ajo fotografia e gjyqit qe ripublikohej sa here duhej denoncuar klasa borgjeze. Por Musine Kokalari kishte se cfare ti rrefente nje qyteterimi tjeter nga ai ku e kishte hedhur fati cka do te ngjiste vetem pas vitit 1990... Pas mesimeve te para ne Gjirokaster do te mbaronte shkollen e mesme Nena Mbretereshe ne Tirane me 1937 dhe do te nisej per studime ne Universitetin e Romes. Boton librin e saj te pare Sec me thote nena plake me 1939. Ne vitin 1944 boton librin e dyte Rreth vatres dhe ne 1945 librin e trete Sa u tund jeta. Me 1946 denohet me 20 vjet heqje lirie... Jeta e saj tashme do te ishte e ndaluar e vecuar e perndjekur e pergjuar nga dhjetera sy vigjilues se mos ajo hidhte ne ere socializmin dhe diktaturen e proletariatit.
Edhe Sollzhenicini Pasternaku e disidentet e tjere ruse ashtu si ajo ishin rreptesisht te ndaluar ne vendin e tyre. Musineja ishte shkrimtarja e pare shqiptare. Ndoshta asnje letersie ne Lindje nuk i kishte qelluar fati apo fatkeqesia qe te paren shkrimtare te veten ta kishte disidente nder shkrimtare te tille si Lame Kodra Arshi Pipa Martin Camaj Kasem Trebeshina Petro Marko Mehmet Myftiu Kin Dushi Bilal Xhaferi Pjeter Arbnori Trifon Xhaxhika Zef Pllumi te refuzuar estetikisht e te perjashtuar politikisht per shkak te ideve e qendrimeve te tyre liberale demokratike.
Shetitja aristokratike e nje zonje te ndaluarPer hir te se vertetes duhet thene se asokohe ajo ishte e vetmja zonje e atij qyteti. Dhe ajo e vetmja e atille ishte e internuar. Ky ishte konteksti politik i asaj kohe. Musineja punonte ne ndertim gjithe diten me kovat e llacit ne duar. Ngjit e zbrit skelat. Ngrinte pallatet e reja por pa mundur te kishte nje strehe per veten dhe per librat e saj. Kishte rreth 3-4 mije libra kujton nje elektricist qe shkonte ne banesen e saj njedhomeshe per ti rregulluar dritat. Librat ishin vene mbi disa derrasa te pazdrukura ngjitur ne mur.... Njehere duke pare interesimin e tij ajo zgjat doren drejt atij rafti te sajuar librash leviz nje karton te vjeter dhe nxjerr nga poshte Rubairat e Omer Khajamit perkthyer prej Fan Nolit ia jep atij per ti lexuar e ai duke qene njeri i artit i meson permendesh i reciton dhe sot e kesaj dite por shqetesohet kur sheh se librin e rralle ia kishin marre duke humbur keshtu besimin e Musinese per te marre prape libra te ndaluar tek ajo.
Nuk ishte faji i atyre grave te thjeshta te kooperativave qe partia ua kishte bere kuceder ate te deklasuaren e ndertimit nderkohe qe ato i ngjiste ne tribunat e kongreseve te Tiranes te mbanin fjalime te tharta kunder borgjezise dhe shushunjave te saj. Ato besonin se ajo ishte udha e drejte se ajo gruaja aristokrate kishte bere mekat qe nuk kishte degjuar shokun Enver se kush ishte ajo qe mund ta bente ate sakrilegj... Keshtu teksa ato shoqet brigadiere kryetare deputete ngjisnin shkallet e kuqe te kohes ajo bente shetitjen e saj te vetmuar gjithnje se njejtes rruge pasditeve nga dalja e qytetit deri tek Ura e Fanit apo Kroi i Shna Premtes. Perhere e vetme asnjehere vet i dyte. Ate shetitje e bente zakonisht dhe nje tjeter i internuar Panua nje burre trup mesatar me floke te thinjur qe nuk dihej pse ishte aty po qe thoshin se kishte qene spiun grek. Ndonjehere shetitjen andej e frekuentonte dhe nje avokat shkodran qe me pas u be permbarues Sabri Quku nje burre me kulture qe fliste me nje theks te vecante. Ky nuk ishte i internuar por i lene menjane. Pak kush e dinte se ky intelektual kishte kryer studimet ne Itali ne Torino dhe se diku ne sirtaret e harruar flinte nje punim i tij kushtuar Kanunit te Leke Dukagjinit qe pas 1990-s do te botohej ne trajten e monografise. Po ashtu gjithnje do te kerkohej nje pretekst per ta goditur mjekun e njohur Ylli Xhaxhika me studimet e kryera ne Bashkimin Sovjetik kandidat i shkencave qe pasi punoi punetor ne gjeologji u la me se shumti mjek ne periferi. A nuk ishin pak si teper per nje qytet te vogel nje shkrimtare nje jurist nje mjek... qe te tre me studimet kryer jashte shtetit
Mund te duket e habitshme por thelle-thelle Musineja ishte si nje pajtore e qytetit. Te gjithe sikur i faleshin shenjterise se saj. Nga miresia qe rrezatonte askush nuk e urrente ani se nuk i qaseshin vecse fshehtazi. Ishte si nje kod i pashkruar ta percmoje ne sy te te tjereve armiken e pushtetit por sa per sy e faqe te thone sot ne Mirdite. Ishin fare te pakte ata qe e nuk e cmonin me te vertete kryesisht veprimtare te organizatave e forumeve politike. Syve te vemendshem qytetare nuk u kalonte pa vene re qe Musineja cdo 28 nentor vishej me kostumin e saj zyrtar pallton e zeze gub me jake gezofi shallin e lidhur me hijeshi varesen e shndritshme dhe kapelen aristokratike mbi floke qe duhej ta kishte kujtim qysh nga koha kur studionte ne Rome. Sharmi i saj ishte si prej sallonesh mondane aq i huaj per dukjen revolucionare te njeriut te ri. Ajo e kuptonte fare mire kete anomali por pikerisht per kete vepronte ashtu si per tu thene njerezve se nuk ishte ajo e huaja por e huajtur prej se largu ishte ideologjia qe komunistet i faleshin nga mengjesi ne mbremje. Perderisa ajo ishte e ndaluar ne fjalen e saj si shkrimtare fundja le te fliste me gjestet dhe veshjen e saj fisnike...
Kane kaluar 27 vjet qe Musinene nuk e kemi me mes nesh. Por megjithate e shohim serish tek ecen asaj rruges se saj qe ende nuk ka nje emer. Na mungon fotografia e Musinese ashtu ne levizje me ate pallton e saj te erret dhe me ate breroren prej zonjash ne koke. Na mungon ajo fotografi e paperseritshme dhe e patjetersueshme e historise sone. Fundja dhe nese ajo foto nuk gjendet kemi ne dore te bejme bustin e saj dhe ta veme ne nje nga anet e rruges nga shetiste ajo. Ne e kemi ende kujtesen te gjalle ta bejme sot ate bust Dhe ta pagezojme ate rruge mirditore me emrin Musine Kokalari. Eumlshte rruga qe del ne autostraden e re Durres-Prishtine. A nuk ishte ideali i saj nje udhe e madhe e bukur e lire... E ndoshta me shume se gjithcka tjeter atij busti do ti shkonte pershtat poezia...