E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në Itali, Roma asistencë Tiranës për projektet strategjike

TIRANE - Bashkia e Romës do t’i japë asistencë Bashkisë së Tiranës për projektet strategjike dhe planin urbanistik. Kryetari i Bashkisë së Tiranë Lulzim Basha, ka takuar homologu në tij në Romë Gianni Alemanno, të cilin e ka njohur me planet e zhvillimit të Tiranës.
Gjatë bisedës Basha theksoi se ekspertët më të mire vendas po merren me hartimin e planit urbanistik, sikundër e njohur me projektet strategjike, si zgjatimi i bulevardit në drejtim të Lumit të Tiranës, rehabilitimi i Lumit të Tiranës, ndërtimi i linjave të Tramit, ndërtimi i terminalit të pasagjerëve etj.
Kryetari i Bashkisë së Romës Gianni Alemanno premtoi ndihmën e Bashkisë së Romës, departamenteve të specializuara, që nga ai i urbanistikës tek ai i infrastrukturës, përjetësimin e këtyre planeve, në përputhje me standardet me të larta europiane, si dhe me vënien e ekpertizës së arkitektëve, planifikuesve, inxhinierëve të Bashkisë së Romës, në dispozicion të Bashkisë së Tiranës.

“Një ofertë shumë bujare, e cila natyrisht do ta ndihmojë Bashkinë e Tiranës, për të përshpejtuar procesin e përfundimit të Planit Urbanistik si dhe për të forcuar elementet e trashëgimisë kulturore dhe historike të projekteve të tilla, siç është ai i dyfishimit të bulevardit të Tiranës”, tha Basha.
Një theks të veçantë në takim, pati edhe shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve. Kryetari i Bashkisë së Romës Gianni Alemanno u angazhua për të identifikuar të gjithë kompanitë që kanë interes për investime në Tiranë dhe sëbashku me ta, të vizitojë së shpejti Tiranën.
Basha e njohu Kryetarin e Bashkisë së Romës, me masat që Bashkia e Tiranës ka marrë për një qytet sa më miqësor për biznesin, ku biznesi mund të operojë me procedura më transparente, më të shkurtra dhe të paguajë një takes më të ulët në mënyrë që zhvillimi ekonomik i qytetit të njohë vazhdimësi.

Në këtë kuadër, Basha e njohu me masat konkrete te marra nga administrata e tij, si heqjen e 60 tarifave dhe uljen e taksave bashkiake, masat për nxitjen e investimeve vendase se dhe të huaja dhe punësimin, si prioritet kryesor të Bashkisë së Tiranës, ku me Vendim të Këshillit Bashkiak do të operojë pa taksë, për një periudhë katër vjeçare, çdo biznes që punëson mbi 50 punonjës.
Shkëmbimet kulturore mes dy vendeve ishin një tjetër temë e bisedës mes dy kryebashkiakëve.

Basha u takua edhe me investitorë të ndryshëm romanë, të interesuar për investime në Shqipëri, në fushën e infrastrukturës energjetike dhe teknologjisë së informacionit. Kryebashkiaku njohu me projektet e zhvillimit të Tiranës si dhe me lehtësitë fiskale që ofron Bashkia e Tiranës, që nga krijimi i një sporteli unik për lejet e licencat, reduktimi i taksave dhe tarifave si dhe përmirësimi i infrastrukturës.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›